Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

PD: Të gjitha shërbimet u dhanë me koncesion, 660 mln euro dëm

$
0
0

Tabako ne konfDeputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku në një bashkëbisedim me gazetarët ka denoncuar sot abuzimet e qeverisë në partneritetin publik-privat ose koncesionet e nënshkruara gjatë qeverisjes së majtë.

Duke sqaruar se PD nuk është kundër partneritetit publik-privat, Tabaku ka akuzuar qeverinë se në 900 ditët e saj të koncesionuara i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 660 mln eurosh, pasoja që sipas saj do të ndihen në vitet në vazhdim.

Duke renditur rastet e koncesioneve të dështuara, ku sipas Tabakut është edhe marrëveshja me ‘Crown Agents’ për doganat, deputetja demokrate u ndal veçanërisht tek koncesioni për TVSH, që sipas saj është tërësisht joligjor dhe 9 koncesionet në shëndetësi të cilat i cilësoi si tenderë, që jo vetëm nuk e përmirësojnë situatën në shëndetësi, por i marrin buxhetit të shtetit 338 mln euro që mund të shkonin për investime në këtë sektor.

“Të gjitha shërbimet janë dhënë me koncesion, kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës. 660 mln euro janë dëm në buxhetin e shtetit për 900 ditë të koncesionuara të kësaj qeverie. Nga 20 koncesione, 9 i ka vetëm shëndetësia, çka përbën një rrezik të madh për buxhetin e shtetit. 388 mln euro do paguhen nga buxheti i shteti, para që do mund të investoheshin në shëndetësi”, tha Tabaku.

9 shkurt 2016  (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>