Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Padi Shqipërisë në Strasburg. Helsinki: Jo burg për të sëmurët mendorë

$
0
0

Vjollca-largeaPas vitesh të tëra presioni për hapjen e një burgu të posaçëm për të vuajtur dënimin të sëmurët mendorë që kryejnë vepra penale, komiteti i Helsinkit paralajmëroi ngritjen e një padie ndaj Shqipërisë në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Sipas kësaj zyre, mbajtja e këtyre të sëmurëve në të njëjtat burgje është një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut. Gjashtë vjet pasi nuk ja ka dalë mbanë të ndryshojë situatën, Komiteti Shqiptar i Helsinkit paralajmëron se do të padisë Shqipërinë në Gjykatën e Strasburgut për turturë dhe shkelje të të drejtave të njeriut, lidhur më mbajtjen në burgjet e zakonshme të të dënuarve që janë me probleme mendore.

Janë 164 persona për të cilët gjykata ka urdhëruar mjekimin e detyrueshëm në një institucion psikatrik, por këto vendime shkelen haptazi nga shteti, duke qenë se këta shtetas vijojnë të mbahen në një ambient burgu të zakonshëm, pasi në Shqipëri ende nuk ka një institucion të specilizuar për këtë kategori. Gjatë një interviste për Top Channel, drejtoresha ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit pohon se megjithë kallzimet e herëpashershme kundër autoriteteve të burgjeve dhe Prokurorisë dhe pushimit të hetimeve, gjykatat janë bërë palë duke mos kërkuar ri hapjen e tyre.

“Gjykata e quan normale që në vend që ta takosh në një spital të zakonshëm, ti e çon në burg. Ne nuk gjetëm mbështetje të institucionet gjyqësore”, shprehet Vjollca Meçaj, drejtoreshë ekzekutive e KSHH. Nga ana e saj Prokuroia për herë të parë pranoi gjatë një analize vjetore, se kjo shkelje vjen nga mungesa e një institucioni të posaçëm.

“Për momentin është duke u diskutuar projekti”, thotë Bledar Skënderi, nëndrejtor i Përgjithshëm i burgjeve. “Ky projekt ishte gati edhe pak vite më parë. BE akordoi gati 4 milionë euro, të cilat u thanë se me ardhjen e qevrisë së re u nevojiten që të mbulonin borxhin’, thotë Vjollca Meçaj.

Kjo situatë është ndjekur në vite nga Top Channel që ka denoncuar shkeljen flagrante të të drejtave të njeriut për atë kategori personash me probleme mendore,  të cilët megjithëse kanë kryer një krim, ata duhet të mbahen në një spital të posaçëm dhe jo në një burg.

9 shkurt 2016 (gazeta-Shqip.com) / Top Channel


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>