Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Shijak, plagosje me armë; arrestohet autori

$
0
0

Pushke me fishekeNjë plagosje me armë zjarri ka ndodhur në qytetin e  Durrësit dhe policia ka arrestuar në flagrancë autorin e ngjarjes. Sipas policisë, Hamid Bala 27 vjeç, banues në fshatin Karpën të Maminasit, ka plagosur me armë gjahu çifte në këmbë shtetasin B.B., 31 vjeç.

Për pasojë, shtetasi B.B., ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë jashtë rrezikut për jetën. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e autorit, u konstatua një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, si dhe iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provave materiale arma e krimit, një armë gjahu çifte; 53 fishekë dhe një gjerdan për fishekë armë gjahu.

Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”,”Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

30 janar 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>