Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Arrestimi i Spiro Kserës, prokuroria: Ja se si ia vodhi 30 milionë lekë  shtetit

$
0
0
R
R

Prokuroria e Tiranës ka krijuar dyshime se ish-ministri Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera, i cili u ndalua mbrëmjen e së Premtes, ka kryer veprën penale të “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” nëpërmjet procedurave fiktive për organizimin e disa aktiviteteve social-kulturore gjatë vitit 2013.

Prokuroria e Tiranës, Njësia Task-Forcë, ka zhvilluar hetimet në bazë të kallëzimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Në kuadër të veprimeve procedurale, janë krijuar dyshime të arsyeshme se ish-ministri Ksera, në cilësinë e kryetarit të Entit Prokurues, në bashkëpunim me ish-drejtorin e Kabinetit, Kleves Bitro, si edhe me mbështetjen e disa zyrtarëve të tjerë, kanë vjedhur 30 milionë lekë të reja nga buxheti i shtetit.

Këto shuma financiare, ish-drejtuesit e lartë të Ministrisë së Punës i kanë akorduar për disa aktivitete për shtresa të ndryshme sociale, por që faktikisht këto evente nuk janë realizuar, ose janë realizuar me kosto shumë më të ulëta nga ato që janë shënuar në dokumente.

Në bazë të veprimeve procedurale, rezulton se janë kryer pagesa për aktivitetet që nuk janë kryer, si më poshtë:

1-“Prioriteti i minoriteteve-Barazi në të drejta”;

2- “Kapërceni paragjykimet-Njihni romët”;

3-“Ne sfidojmë të gjithë së bashku”;

4-“Të ndryshëm, por të barabartë”;

5-Përfshirje sociale-Drejtësi sociale”

6-“Mosha e tretë, vlerë për shoqërinë”.

Rreth mesditës avokati mbrojtës ka shkuar në qeli ku është takuar me Ish-ministrin Spiro Ksesa. Mësohet se takimi mes avokatit Genc Gjokutaj dhe Kserës zgjati rreth 15 minuta.

30 janar 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>