Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Trafikonte vepra arti nga Greqia drejt Shqipërisë, shpallet në kërkim 44-vjeçari

$
0
0
Vepra arti Vepra arti 2 Vepra arti 3

Policia shpall në kërkim një shtetas, pasi dyshohet se ka trafikuar nga Greqia drejt Shqipërisë, objekte të dyshuara si vepra arti. Lluka Binjaku, 44 vjeç, banues në fshatin Ravonik të Korçës, posedonte në banesën e tij, armë të ftohta, pa lejen e organeve përkatëse.

Në banesën e Binjakut janë gjetur; 13 ikona kishtare; 3 panorama; 1 tabaka, material me ngjyrë si ajo e argjendit; 1 pasqyrë, ku pjesa e pasme është material metalik, me ngjyrë si ajo e argjendit; 5 pjata të lugëta, material metalik me ngjyrë si ajo e argjendit dhe e bakrit; 3 disqe, material metalik dhe prej druri; 2 vepra, punime druri; 1 medaljon metalik, me ngjyrë si ajo e bronzit;1 ibrik , material metalik me ngjyrë si ajo e bakrit; 5 ora tavoline, material metalik, me ngjyrë si ajo e bronzit dhe 2 kama me tehe, me përmasa nga 30 cm secila.

Veprat e artit dyshohet se janë trafikuar nga Greqia drejt Shqipërisë në periudha dhe kohë të ndryshme, duke pasur si objektiv shitjen e tyre, me qëllim përfitimin material. Këto objekte arti, kur janë kaluar nga Kufiri Grek për në Shqipëri, nuk kanë pasur asnjë dokument shoqërues deklarimi për to.

Nga ana e Policisë, po vijon puna për dokumentimin e plotë, me prova ligjore të kësaj ngjarje, evidentimin e personave të tjerë të implikuar në të, si edhe kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale, “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës” e “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta.

30 janar 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>