Ambasadorja e BE në vendin tonë, Romana Vlahutin e pranishme në takimin e tretë të komitetit drejtues të EURALIUS IV, i zhvilluar në Ministrinë e Drejtësisë ka folur për reformën në drejtësi, duke theksuar se korrupsioni po rrezikon efikasitetin e sistemit.
Sipas Vlahutin drejtësia në Shqipëri është në hapat e parë të përgatitjes dhe administrimi i gjyqësorit është i ngadaltë.
Duke nënvijëzuar se pavarësia e gjyqësorit në Shqipëri është e pamjaftueshme Vlahutin i ka nxitur palët politike që të bashkëpunojnë pasi reforma në drejtësi është vendimtare për hapjen e negociatave të vendit tonë me BE.
14 janar 2016 (gazeta-Shqip.com)