Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Lazarat, prokurorët këqyrin skenën e krimit. 14 veta të ndaluar, gjenden mbi 100 gëzhoja

$
0
0

lazaratNjë grup prokurorësh ka shkuar mëngjesin e sotëm në brendësi të Lazaratit, për të nisur hetimet në lidhje me atë që ka ngjarë. Hetimet drejtohen nga kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Adnand Xholi.

Hetuesit janë duke bërë sot këqyrjen e vendit të ngjarjes, ku mbeti i vrarë efektivi i forcave speciale të RENEA-s, Ibrahim Basha. Prej më shumë se 24 orësh, skena e krimit nuk është hetuar nga ekspertët e kriminalistikës për shkak të rrezikut.

Nga të dhënat paraprake thuhet se  prokurorët dhe ekspertët  kanë evidentuar10 vatra nga është hapur zjarr.Në disa nga pozicionet ku mendohet se ka qëlluar “Grupi i Zjarrit”, janë gjetur mbi 100 gëzhoja, një granatë dhe një thikë.

Ndërkaq, forcat speciale të RENEA-S, FNSH-së e të tjerë, janë futur në brendësi të fshatit për arrestimin e personave që qëlluan për vdekje efektivin Basha dhe plagosjen e dy të tjerëve. Fillimisht është bërë kontroll në banesat e vëllezërve Aliko dhe Sebastian Shurdhit. Policia e Gjirokastrës njofton se çdo cep i territorit të Lazaratit do i nënshtrohet kontrolleve të detajuara.

Ndërkohë vijon operacioni për kapjen e personave të shpallur në kërkim, për sulmin me armë të një ditë më parë, ku mbeti i vrarë efektivi i forcave RENEA Ibrahim Basha dhe u plagosën dy efektivë të tjerë. Policia e Shtetit, përsërit edhe njëherë thirrjen drejtuar personave të shpallur në kërkim, të dorëzohen pranë organeve ligjvënëse. Operacioni do të vijojë deri në kapjen e personit të fundit në kërkim dhe përballjen e tyre me forcën e ligjit.

Gjatë këtyre orëve, janë ndaluar 14 shtetas:

1.Zhaklin Dërxho

2.Albon Meçi

3.Rustem Mahmutaj

4.Fatmir Gërveshi

5.Jeton Kalemi

6.Xhuljan Malo

7.Xhemil Gjolleshi

8.Gurim Skënderi

9.Denis Mahmutaj

10.Xhuljano Nuri

11.Sinan Rabaj

12.Sevo Shurdhi

13.Gerald Bime

14.Eligent Basha

25 qershor 2015 (gazeta-Shqip.com)

Ky shkrim Lazarat, prokurorët këqyrin skenën e krimit. 14 veta të ndaluar, gjenden mbi 100 gëzhoja u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>