Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Prokuroria jep pretencën për “Grupin e Zjarrit” në Lazarat

$
0
0

RENEA ne aksion ne LazaratProkuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë sot pretencën për 10 të arrestuarit  e aksionit të Lazaratit, i cili u zhvillua në qershor të 2014. Ndaj tyre rëndojnë një sërë veprash penale, si  tentative vrasje të oficerëve të policisë, prodhim dhe shitje të hashashit, e të tjerë. “Grupi i zjarrit”,  ka pranuar shkurtimin e gjykuar, e për pasojë iu është ulur 1/3 e dënimit.  Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë pretencën për këta të arrestuar:

  1. Gate Mahmutaj 18 vjet burg
  2. Vandam Mahmutaj, 8 vjet burg
  3. Arjan Basha 17 vjet burg
  4. Altea Haska, 18 vjet burg
  5. Ramadan Basha 14 vjet burg
  6. Matias Bocai 11 vjet burg
  7. Klajdi Karmemani 7 vjet burg
  8. Enklend Aliko 12 vjet burg
  9. Lorenc Bregu 7 vjet burg
  10. Drini Aliko 3 vjet burg

Ata akuzohen për prodhim, mbajtje dhe shitje të lëndëve narkotike. Gjithashtu, personat e lartpërmendur kanë vepruar si një grup i strukturuar kriminal dhe që kanë sulmuar me armë punonjësit e policisë. Fatmirësisht në superaksionin policor, nuk pati oficerë të vrarë. Ai u cilësuar si një ndërhyrje e suksesshme, duke thyer mitin e fshatit të paprekshëm, për sa i përket kultivimit të marijuanës.

9 dhjetor 2015 (gazeta-Shqip.com)

Ky shkrim Prokuroria jep pretencën për “Grupin e Zjarrit” në Lazarat u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>