Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

BE reagon pas protestës: Kthimi te dhuna i papranueshëm, PD të distancohet

$
0
0

protesta1Delegacioni i Bashkimit Europian më vendin tonë ka reaguar pas protestës së sotme të opozitës, duke dënuar dhunën dhe aktet vandale të regjistruara gjatë kësaj proteste.

Duke e vlerësuar të drejtën për të protestuar paqësisht si tipar të demokracisë, BE u bën thirrje partive të opozitës të dënojnë aktet e dhunës.

“Kthimi te dhuna është i papranueshëm. E drejta e qytetarëve për të shprehur shqetësimet dhe pakënaqësinë përmes protestës paqësore është një tipar thelbësor i demokracisë moderne evropiane dhe si e tillë duhet ruajtur. U raportua një numër aktesh dhune dhe vandalizmi. Kthimi te dhuna është i papranueshëm. Shqipëria përballet me një agjendë të vështirë reformash në lidhje me procesin e integrimit të saj evropian. Ne u bëjmë thirrje gjithë partive dhe nëpunësve publikë, përfshirë veçanërisht opozitën, që ta dënojnë dhunën dhe të angazhohen në një dialog politik konstruktiv”, thuhet deklaratën e BE-së.

8 dhjetor 2015 (gazeta-Shqip.com)

Ky shkrim BE reagon pas protestës: Kthimi te dhuna i papranueshëm, PD të distancohet u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>