Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Ambasada e SHBA-së dënon dhunën e protestuesve: Akte jo demokratike

$
0
0

protestaAmbasada amerikane në Tiranë, ka dënuar dhunën e ushtruar nga protestuesit e opozitës ditën e sotme në sheshin para kryeministrisë dhe ndaj bunkerit pranë Ministrisë së Brendshme.

Në një reagim të saj, ambasada e SHBA-së, ka deklaruar se hedhja e gurëve dhe vënia e flakës në struktura nuk është demokratike.

Sipas saj, protestat paqësore janë e drejtë e qytetarëve, por dhuna nuk përputhet me vlerat demokratike. Dëmtimi i pronës publike nuk është demokratik, i bëjmë thirrje PD-së t’i hedhë poshtë këto akte. Partitë politike të marrin masa në të ardhmen.

“E drejta e qytetarëve për t’u mbledhur, për t’i bërë kërkesa qeverisë dhe për të protestuar paqësisht, është simboli i një shoqërie të lirë dhe të shëndetshme. Sidoqoftë, akte të tilla si hedhja e gurëve, vënia e flakës ndaj strukturave shtetërore dhe dëmtimi i pronës publike nuk përputhen me vlerat demokratike”, thuhet në deklaratë.

8 dhjetor 2015 (gazeta-Shqip.com)

Ky shkrim Ambasada e SHBA-së dënon dhunën e protestuesve: Akte jo demokratike u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>