Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Shtypi i huaj: Përleshje me policinë, kërkohet largimi i Ramës

$
0
0

protestaProtesta e sotme e Partisë Demokratike ka gjetur jehonë në mediat ndërkombëtare. BBC në një artikull kushtuar kësaj ngjarjeje shkruan se mijëra protestues u përleshën me policinë gjatë protestës antiqeveritare të organizuar nga PD në kryeqytetin shqiptar.

bbc“Demonstruesit hodhën gurë dhe vezë në drejtim të selisë së qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Opozita pretendon se qeveria është e korruptuar dhe politikat e saj po varfërojnë çdo ditë popullin.

Demonstrata mbahet me rastin e 25-vjetorit të rrëzimit të komunizmit nga studentët në 1990, çka shënoi nisjen e pluralizmin në kombin ballkanik”, shkruan BBC.

Protesta NYTNdërkohë gazeta prestigjioze amerikane “New York Times”, shkruan se qindra mbështetës të opozitës u përleshën me policinë duke kundërshtuar reformat e qeverisë që sipas tyre kanë rritur varfërinë në vend.

Gazeta shton se nuk ka të arrestuar apo të plagosur mes protestuesve, por nënvizon se pakënaqësitë kanë lindur nga reformat e ashpra kundër informalitetetit dhe debitorëve të energjisë.

8 dhjetor 2015 (gazeta-Shqip.com)

Ky shkrim Shtypi i huaj: Përleshje me policinë, kërkohet largimi i Ramës u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>