Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Llalla: Të pastrojmë elementët e korruptuar në radhët tona

$
0
0

Adriatik LlallaKryeprokurori Adriatik Llalla ka qenë sot në Prokurorinë e Fierit. Qëllimi i takimit vjen si mbështetje për luftën ndaj korrupsionit në radhët e prokurorisë. “Prokuroria është e aftë të pastrojë elementët e korruptuar në radhët e saj”, tha Llalla.

“Pasi u provuan faktet u vërtetuan me prova se ishin kryer vepër penale nga këto individë, u morën masa të parashikuara në ligj. Vizita erdhi në mbështetje të Prokurorisë së Fierit në kuadër të situatës së krijuar”, – shtoi ai.

Vizita e Adriatik Llallës në Prokurorinë e Fierit vjen pas arrestimit të 7 doganierëve për zhdukjen e 4.4 milionë litra naftë virxhin dhe të prokurorit Petrit Vukaj për korrupsion pasiv.

Po ashtu, kjo deklaratë vjen pak ditë pas vënies në pranga të Prokurorit të Krujës Haxhi Giu, i cili u arrestua nga policia me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda me akuzën për ryshfet.

Ndërkohë Llalla, pak muaj më parë paralajmëroi se shumë shpejt do të ketë rezultate edhe në hetimet që po kryhen tek personat me pushtet politik, hetime të cilat, sipas tij do të ndikojnë në fatet e integrimit të Shqipërisë.

7 dhjetor 2015 (gazeta-Shqip.com)

Ky shkrim Llalla: Të pastrojmë elementët e korruptuar në radhët tona u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>