Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Basha: Është koha që rinia të marrë sërish në dorë fatet e vendit, të rrëzojmë qeverinë

$
0
0
basha
Foto ilustruese

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka prezantuar nga selia e PD kreun ri të FRPD, Belind Këlliçi nga ku nën shoqërinë  e të rinjve demokratë u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve dhe veçanërisht të rinjve që më 8 dhjetor, në 25-vjetorin e rrëzimit të komunizmit në Shqipëri të marrin sërish në dorë fatet e vendit për të rrëzuar atë që e cilësoi si qeveria e katastrofës kombëtare.

“Nesër në orën 11:00 marshimi për lirinë , marshim i ri për vlerat më të shenjta të lirisë për t’u shprehur, për t’u shkolluar, për lirinë nga krimi korrupsioni dhe tirania. Shqipëria do të bashkohet nesër, por sytë e shqiptarëve do të jenë nga rinia demokrate. Rama, drama më e madhe  e këtij vendi. Bëri pis Shqipërinë me aleancën e tij të vesit, korrupsion bashkë me ortakun e tij Ilir Meta duke i marrë frymën popullit. Një popull i tërë goditet nga taksat e larta e varfëria duke e detyruar të marrin rrugën, ndërsa një grupi të vogël s’i hyn gjemb në këmbë edhe pse vjedhin ashiqare. Të rrëzojmë qeverinë e katastrofës kombëtare.

Koha ka ardhur që rinia të marrë sërish në dorë fatet e vendit,  do mbyllim epokën e depresionit e do hapim një kapitull të ri”, tha Basha.

7 dhjetor 2015 (gazeta-Shqip.com)

 

Ky shkrim Basha: Është koha që rinia të marrë sërish në dorë fatet e vendit, të rrëzojmë qeverinë u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>