Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Ndryshimet në Kodin Penal, Majko: Po godasim kontrabandën, jo biznesin

$
0
0

Deputeti i PS Pandeli Majko, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku mazhoranca dhe opozita kane debatuar ne lidhje me vendimet e miratuara dite me pare ne Komisionin e Ligjeve per heqjen e kompetences se Presidentit per te propozuar kryetarin e ILDKP.

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko tha se opozita po mban një qëndrim tërësisht politik ndaj projektligjit të qeverisë për ndryshimet në kodin penal, çka sipas tij opozita po e justifikon duke përdorur fjalën burg.

Majko ka sqaruar se nenet që parashikohet të ndryshojnë janë ato që kanë të bëjnë me kontrabandën dhe se është pikërisht këtë të fundit që synon të godasin ndryshimet në kodin penal jo biznesin e ndershëm.

“Ne po godasim kontrabandën, ju po na thoni po godisni qytetarin. Po kriminalizohet kontrabanda me ndryshimet në Kodin Penal. Varianti i ardhur nga qeveria kishte të bënte edhe për dënimin me burg për lëshimin e kuponit. Tani që flasim, neni është ndryshuar, që bën që moslëshimi i kuponit të dënohet me dënimin minimal të mundshëm. Ajo që duhet të qartësohet është që kolegët tanë në Komisionin e Ligjeve ishin dakord me këto ndryshime”, tha Majko.

3 dhjetor 2015 (gazeta-Shqip.com)

Ky shkrim Ndryshimet në Kodin Penal, Majko: Po godasim kontrabandën, jo biznesin u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>