Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Berisha: Rama bëri gjithçka për rehabilitimin e etërve të tij mizorë

$
0
0

kuvendIsh-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka denoncuar sot në sallën e kuvendit dekorimin nga ana e kryeministrit të disa ish-funksionarëve të lartë të regjimit komunist.

Sipas Berishës, dekorimi i atyre që kanë shkelur gjenocid është shkelja më e rëndë që u bëhet konventave ndërkombëtare.

“Dekorimi i atyre që kanë kryer genocid është shkelja më e rëndë që i bëhet konventave ndërkombëtare. Duhet ta dini se në listën e të dekoruarve është Ledi Makbeth e shqiptarëve që kur i shoqi nuk merrte vendime, merrte vendime në emër të tij, më të zezat shqiptare. Po ky ktheu formën më të shëmtuar të krimit. Ky kryetar mazhorance riktheu në Shqipëri formën më të egër të krimit, duke dekoruar personat që kanë kryer genocid. Shqipëria ishte vendi i parë që miratoi ligjin e genocidit dhe krimeve kundër njerëzimit. Ai ligj është kaluar. Ai ligj nuk ndryshohet më, as mund të anulohet më kurrë. Genocidi nuk parashkruhet kurrë”, tha Berisha.

Më tej Berisha ka denoncuar ato që i cilësoi ndërhyrje të Tiranës zyrtare në çështjet e brendshme politike të Kosovës dhe kërkoi ndërprerjen e menjëhershme të tyre.

“Denoncoj ndërhyrjen e Tiranës zyrtare ndaj autoriteteve të Kosovës. Duhet të marrin fund menjëherë. Pavarësisht se kush është në pushtet në Kosovë ne jemi të detyruar që të bashkëpunojmë me ta. Mesazhet e njëanshme janë të dënueshme. Autoritete e Kosovës nuk e dëshirojnë situatën e krijuar”, tha Berisha.

3 dhjetor 2015 (gazeta-Shqip.com)

Ky shkrim Berisha: Rama bëri gjithçka për rehabilitimin e etërve të tij mizorë u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>