Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Basha: Rama-Meta, qeveria e kusarëve të këtij populli

$
0
0

Basha griKryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se është i shqetësuar për gjendjen ekonomike të shqiptarëve. Krydemokrti ka thënë se mbështet protestën e ligjshme të tregtarëve dhe theksoi se Rama e Meta nuk kanë shqetësime të tjera veç ecejakeve të vila e Mehmet Shehut në zonën e ish-Bllokut.

“Dua t’ju them se protestën e tregtarëve ne Tiranë  dhe qytete të tjera e mbështet me të gjitha format dhe mënyrat, është një protestë e drejtë që po detyrohen që për bukën e gojës t’i kthehen mjetit të fundit, që është protesta, – tha Basha. – Rama dhe Meta nuk e shohin protestën se kanë bërë ecejak sa nga zyrat e tyre te vila e Mehmet Sheut, se kanë të tjera shqetësime këta”.

Sipas Bashës, “në vend që të reflektojnë dhe të marrin përgjegjësitë, Rama dhe Meta kanë një preokupim, si ti mbyllin gojën qytetarëve, opozitës, medias, por kësaj nuk kanë për t’ia arritur, as kokoshi poturembushur dhe as ortaku i tij krenar dhe i qetë me pazarin e rinovuar. Ata kanë merakun e vendeve të tyre të punës dhe garnizonet e hajdutve që u janë vërsulur pasurive publike. Partia Demokratike dhe Lulzim Basha  nuk do të tërhiqemi nga kërkesa e qytetarëve shqiptare për të rrëzuar me të gjitha mjetet e ligjshme qeverinë e kusarëve Rama-Meta”, – përfundoi kreu i PD-së.

13 nëntor 2015 (gazeta-Shqip.com)

Ky shkrim Basha: Rama-Meta, qeveria e kusarëve të këtij populli u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>