Policia e Tiranës ka arrestuar një nga autorët e dyshuar të vrasjes së ndodhur dy ditë më parë në Linzë, ku mbeti viktimë Enton Nikaj, 30 vjeç.
Mësohet se në pranga ka rënë Mirsad Kuçanaj, 28 vjeç, ish-efektiv policie, si dhe disa persona të tjerë, të cilët dyshohet se mund të kenë lidhje me ngjarjen.
Policia ka ushtruar diusa kontrolle në Laç, Durrës dhe Tiranë. Një ditë më parë, Policia e Tiranës ka identifikuar dhe kishte shpallur në kërkim pesë persona për vrasjen e ndodhur në Linzë në zonën e Dajtit: Ervis Martinaj 33 vjeç, Bujar Hasanaj 32 vjec, Oliver Gjoka 29 vjeç, Emiljano Nina 20 vjeç.
Mësohet se sherri për paratë me fajde i mori jetën 30-vjeçarit të dënuar për vrasje, i cili ndërhyri për të mbrojtur shokun e tij dhe mbeti i vrarë me një plumb pistolete.
13 nëntor 2015 (gazeta-Shqip.com)
Ky shkrim Vrasja në Linzë, arrestohet ish-efektivi, një nga të dyshuarit u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.