Pas takimi me kryeministrin Rama në vilën qeveritare në bllok, edhe kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka mohuar zërat për një krizë në koalicionin e aleatëve të majtë.
“Ka qenë një takim i dobishëm dhe ne po i intesifikojmë takimet në këtë fund vitit. Një temë e rëndësishme ishte diskutimi për progresraportin, – tha Meta. – Ky është një koalicion shumë i qëndrueshëm dhe që funksionon në mënyrë konstruktive dhe të dobishme. Kur nuk takohemi për shkak të pushimeve, ju thoni se ka krizë në koalicion, por edhe kur takohemi shpesh thoni që kemi probleme, siç ndodh kur dëgjoni Doktorin, – shtoi Meta duke iu referuar deklaratave të ish-kryeminisrit Berisha. -Braho thotë që është e nevojshme të ketë impulse të reja? Nëse zoti Braho, si kryetari i Komisionit të Sigurisë, ka informacione të veçanta të cilat nuk i ndan as me mua, kjo është tjetër çështje. Por akoma më e thellë, sepse Braho është sa i LSI edhe i PS, kështu që është garanci për funksionimin e koalicionit”.
Sa i takon ndryshimeve në qeveri, Meta theksoi se ish-ministri i Drejtësisë dha dorëheqjen për arsye personal, “ndërsa gjithçka tjetër është shpifje”.
13 nëntor 2015 (gazeta-Shqip.com)
Ky shkrim Meta: Braho, garanci për funksionimin e koalicionit me PS u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.