Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all 12748 articles
Browse latest View live

Koka e prerë në Vlorë, gjenden pjesë nga skeleti i trupit

$
0
0

Pas kokës së prerë të gjetur në gjendje të dekompozur në zonën e Karbunarës në Vlorë, janë gjetur dhe pjesë nga skeleti.

Mëngjesin e sotëm janë gjetur eshtra nga trupi i një njeriut, që mendohet se i përkasin skeletit të kokës që u gjet ditën e djeshme.

Policia bën me dije se në fshatin Romës, pranë vendit të quajtur “Përroi i Mollës”, në një zonë të pyllëzuar është gjetur një pjesë skeleti njeriu, e përbërë nga gjymtyrët e poshtme “këmbët” dhe pjesë të legenit.

Këto pjesë skeleti janë gjetur rreth 40 m larg vendit të ngjarjes ku u gjet koka, të cilat dyshohen se i përkasin të njëjtit trup.

Ka qenë një banor i zonës, ai që ka gjetur kokën e dekompozuar pa pjesën e trupit të martën pasdite, teksa kalonte në rrugë ranë një zone të pyllëzuar.

Dyshimet kryesore janë se viktimës i është prerë koka pas ekzekutimit, ose se ajo është shqyer nga kafshët gjatë qëndrimit në zonën e pabanuar ku dhe u gjet kufoma.

Ekzaminimet laboratorike janë ato që pritet të japin më shumë detaje rreth viktimës, ndërkohë që policia vijon hetimet për identifikimin e viktimës. Gjithashtu kanë nisur verifikimet për të zbuluar nëse kafka i përket ndonjë personi që mund të jetë deklaruar i zhdukur.

26 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)


PS-LSI kundër komisionit për çështjen Çame, shtyhet kërkesa e PDIU

$
0
0

Konferenca e Kryetarëve  e mbledhur paraditen e sotme ka vendosur të shtyjë për javën tjetër kërkesën e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet për ngritjen e një komisioni hetimor të posaçëm në lidhje me tragjedinë çame.

Partia Socialiste dhe lëvizja Socialiste për Integrim janë shprehur kundër kësaj kërkesës, duke theksuar se kjo kërkesë është jashtë juridiksionit të tyre dhe se hetimi për gjenocid është penal.

Nisur nga kjo situatë konferenca e kryetarëve vendosi ta shtyjë kërkesën për javën tjetër pasi të bëhen edhe konsultime të mëtejshme.

26 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Votimi elektronik, Berisha: Pranoni kërkesën e PD. Ruçi: Vendos OSBE/ODIHR

$
0
0

Parlamenti është përfshirë në debate të forta sot lidhur me votimin dhe numërimin elektronik. Deputetët e opozitë e kanë cilësuar kërkesën e Partisë Demokratike thelbësore për votimin dhe numërimin elektronik për zgjedhje të ndershme dhe të lira. Por kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi ka thënë se kjo është thjesht një alibi.

“Me gjithçka mund të bëni fushatë elektorale, por me këtë gjë mos bëni fushatë elektorale”, – tha Ruçi.

Ruçi ka këmbëngulur sërish se kjo kërkesë është e papërshtatshme, deri sa OSBE/ODIHR e kanë kundërshtuar që në fillim.

“Kemi një albitër në këto 25 vjet demokraci, kemi pranuar një albitër që është OSBE-ODIHR. Nëse ata e marrin përgjegjësinë dhe e rekomandojnë një gjë të tillë, atëherë jemi gati ta bëjmë votimin elektronik”, – shtoi deputeti socialist.

Ish-kryeministri Berisha ka reaguar, duke i thënë fillimisht Ruçit se është jashtë funksionit të tij në partinë që përfaqëson.

Berisha ka kërkuar që të zgjidhet çështja e votimit të emigrantëve, por sipas tij, “Rama e ka mendjen për të liruar Aldo Baren nga burgu”.

“Në interesin më të mirë të shqiptarëve ju bëj thirrje të pranoni kërkesën, sepse është rruga ligjore, absolutisht e vetme për të mundur që shqiptarët të shkojnë në zgjedhje si një vend demokratik. Nëse apriori  e hidhni poshtë bindi opozitën se vetëm zgjedhje të drejta s’mund të ketë. Ju  drejton armiku më i egër pas kohës së diktaturës.  Ju drejton njeriu si Asadi i Sirirë”, – theksoi Berisha duke iu referuar kryeministrit Rama.

“Kryetari juaj e di që përfundon në koshin e plehrave të historisë e nuk ka si ta pranojë kurrsesi sepse është angazhuar në një proces kriminal të lirimit të Lul Berishës, Aldo Bares, atë e menaxhojnë bandat e bandidatë. Ju s’ju pyet fare, – vazhdoi Berisha. – Dhe me hakmarrjen për drejtësi po bën të njëjtën gjë si me Aldo Baren. Do votojmë apo do i nënshtrohemi një njeriu që i është nënshtruar kapos së Meduzës Pranoni kërkesën e ligjshme të të gjitha forcave politike opozitare sepse mund ti krijojë vendit probleme madhore”.

26 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Zgjedhjet 2017, Raporti i PE-së: Duhet konsensus politik

$
0
0

Parlamentaret Europiane kanë diskutuar në Strasburg progresraportin vjetor për nëntë vendet anëtare nën monitorim, ndër to edhe Shqipëria.

Në rezolutën e miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës theksohet se miratimi i amendamenteve kushtetuese ka hapur rrugën për një reformë tërësore dhe gjithëpërfshirëse të gjyqësorit shqiptar në mënyrë që të sigurohet paanësia dhe pavarësia nga influenca dhe presioni kryesisht politik.

Reporterët Andrej Hunko dhe Joseph O’Reilly kanë vënë në dukje se zbatimi praktik i reformës në drejtësi dhe në veçanti i Vettingut, rivlerësimi i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë mbetet kusht edhe në hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE. Reforma në Gjyqësor shihet si kontribuuesi kryesor në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Klima e tensionuar politike vijon në Shqipëri. Është me rëndësi që të arrihet konsensus mes të gjithë faktorëve politikë për reformën elektorale në mënyrë që të gjejnë zgjidhje problematikat e shfaqura në zgjedhjet e kaluara, mbi bazën e rekomandimeve që ka dhënë Komisioni i Venecias dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës”, thuhet në raport.

Bazuar në traditën problematike, Shqiptare me procesin zgjedhor dhe sidomos me numërimin e votave, reporterët Andrej Hunko dhe Joseph O’Reilly nënvizojnë se ndryshimet e pritshme në kodin elektoral shqiptar nuk janë në vetvete të mjaftueshme për të zgjidhur problematikat që shfaqen ditën e zgjedhjeve. Ndaj kërkohet angazhimi politik nga të gjithë faktorët politikë për të zhvilluar më 18 qershor zgjedhje të vërteta demokratike, duke e zbatuar plotësisht dhe me mirëbesim kodin elektoral.

Pjesë të rëndësishme në raportin për Shqipërinë ka zënë vijimi i procesit të dekriminalizimit. Këshilli i Europës kërkon që të krijohen kushtet për zgjidhjen përfundimtare të problemit të pronave, si dhe krijimin e kushteve për një media profesionale dhe të pandikuar nga politika.

Për sa kohë nuk ka rezultate të prekshme dhe konsensus politik për reformat, Shqipëria do të mbetet në listën e monitorimit krahas Armenisë, Azerbajxhanit, Bosnje Hercegovinës, Gjeorgisë, Moldavisë, Federatës Ruse, Serbisë dhe Ukrainës.

26 janar 2017 (gazeta-Shqip.com) / TCH

“Fiks Fare”, në konviktin e Shkodrës ‘hahet’ fasule çdo ditë

$
0
0

Nxënësit e Shkollës së Mesme Profesionale “Arben Broci” në Shkodër hanë fasule përditë. Skandali u zbulua gjatë një investigimi nga emisioni “Fiks Fare”. Gazetarët vëzhguan disa ditë konviktin e kësaj shkolle, ku fëmijët vuanin nga i ftohti dhe ngroheshin me bombola gazi, duke rrezikuar jetën. Në konvikt mungonte uji, ndërsa problemi kryesor ishte ushqimi. Ushqimi kryesor në menynë javore ishte fasulja, e cila iu servirej çdo ditë fëmijëve.

“Bomba” në dhomat e nxënësve

Ekipi i “Fiks Fare” konstatoi se, kushtet e konviktit të Shkollës së Mesme Profesionale “Arben Broci” ishin të vështira. Disa nxënës u ankuan për mungesën e ngrohjes. Në çdo dhomë kishte bombola gazi, ndërsa nxënësit thonë se kanë shumë ftohtë dhe se bombolat i kanë shumë frikë.

Nga ana tjetër, magazinieri thotë se ka të tjera bombola gazi në magazinë, që janë shumë të rrezikshme. Një nga nxënësit i kërkon magazinierit një bombol, por ai i thotë se nuk ka kokë për të dhe nuk ka ku ta marrë.

“Fiksi” filmoi dhjetëra dhoma të nxënësve, teksa në secilën prej tyre kishte nga një “bombë”. Gazetarët intervistuan drejtorin e Shkollës së Mesme Profesionale, i cili iu tha se nuk iu ka ngelur gjë tjetër, veçse të presin nga momenti në moment që këto “bomba” të shpërthejnë.

“Nuk kemi mënyrë tjetër ngrohjeje”, thotë ai. “Përditë hamë fasule dhe pimë çaj”

Krahas problemit të ngrohjes, nxënësit e Shkollës së Mesme Profesionale “Arben Broci” ankohen edhe për ushqimin skandaloz që serviret në konvikt. Ata thonë se iu japin përditë vetëm fasule.

“Hamë përditë fasule. Kemi ndonjëherë makarona dhe në mëngjes kemi çaj e djathë”, thonë ata, ndërsa shtojnë se fasulet nuk iu janë hequr përgjatë të gjithë vitit.

Nisur edhe nga kjo meny, gazetarët e “Fiks Fare” pyetën kuzhinieren e konviktit, së cilës i thanë se përse duhet që fëmijët të hanë vetëm fasule. Ajo thotë se këto i sjellin.

“Këto më sjellin, këto u gatuaj”, shprehet ajo. Kamera e “Fiks Fare” filmoi edhe drekën e nxënësve. Ata hanë fasule, ndërsa në tavolinë të binin në sy edhe gotat e kauçukut.

Gazetarët shkuan në konvikt edhe ditën tjetër. Fëmijët kishin përsëri çaj me djathë në mëngjes dhe fasule në drekë. “Fiksi” pyeti kuzhinieren, por ajo u thotë që kanë edhe ëmbëlsira e fruta. “Sot qëlloi që nuk kishim”, shprehet ajo, ndërsa nxënësit kanë edhe ankesa të tjera, se kuzhinierja iu merr ushqimin.

26 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

 

“Vetting”-u, SHBA refuzon vizat për disa gjyqtarë e prokurorë

$
0
0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka revokuar vizat jo-emigruese për disa gjyqtarë dhe prokurorë shqiptarë.

Kjo “pasi ka dalë në përfundimin që këta zyrtarë nuk kualifikohen për këto viza”, thuhet në njoftimin e shpërndarë per mediat.

“Për shkak se të dhënat e vizave janë konfindenciale sipas ligjit të Shteteve të Bashkuara, ne nuk mund të komentojmë mbi raste individuale.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara e ka ndërmarrë këtë veprim përpara procesit të pritshëm të vetingut, i cili do të vlerësojë lidhjet e zyrtarëve të caktuar me korrupsionin, si dhe në përgjigje të një rasti që përfshinte abuzim flagrant të një vize zyrtare nga një prokuror i nivelit të lartë dhe bashkëshortja e tij, gjë që çoi në revokimin e vizave të tyre.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara i merr seriozisht akuzat për korrupsion dhe do të vazhdojë t’i shqyrtojë vizat dhe aplikimet për vizë të zyrtarëve të drejtësisë me vëmendje të shtuar.

Departamenti i Shtetit ka një autoritet të gjerë për të mohuar dhe revokuar viza bazuar në informacione që tregojnë se zotëruesi i vizës mund të jetë i papranueshëm në Shtetet e Bashkuara dhe Departamenti i Shtetit do të vazhdojë ta përdorë këtë autoritet për të çuar përpara përpjekjet kundër korrupsionit në Shqipëri”, thuhet ne njoftimin e ambasades se SHBA.

26 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Fushë-Krujë, sekuestrohen 425 kg kanabis; në pranga 6 persona

$
0
0

Të paktën 425 kilogramë hashash janë sekuestruar nga policia në Fushë-Krujë, gjatë operacionit “Koordinimi”, ku ranë në pranga edhe 6 persona, ndërsa u shpall në kërkim një i shtatë.

Forcat policore në operacion  kanë ndërhyrë në momentin që do kryhej shkëmbimi i lëndës narkotike.

Si rezultat  i ndërhyrjes është sekuestruar në një automjet fugon  që ndodheshin shtetasit  Bledar Coraj dhe Egli Selaci , rreth 170 kg kanabis.

Ndërsa pjesa tjetër e lëndës narkotike është sekuestruar në banesat e personave të arrestuar.

Gjashtë personat janë arrestuar në flagrancë pasi dyshohen se në bashkëpunim me njëri -tjetrin po ushtronin aktivitetin kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike.

Janë arrestuar

-Bledar Coraj, 36 vjeç, lindur dhe banues në Fushë Krujë.

-Egli Selaci, 28 vjeç, lindur dhe banues në Fushë Krujë.

-Shkëlqim Miri, 47 vjeç, lindur dhe banues në Fushë Krujë.

-Amarildo Mulleti, 30 vjeç,  lindur dhe banues në Tiranë.

-Durim Demiri, 24  vjeç,  lindur dhe banues në Fushë Krujë.

-Hysni Demiri, 59 vjeç, lindur dhe banues në Fushë Krujë.

Në kërkim

-P.D

Gjatë operacionit të koduar  “Koordinimi” janë sekuestruar

-425 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa

– 12 armë zjarri dhe municione, nga të cilat  7 prej tyre janë automatik model 56 dhe janë  5 pushkë

-dy automjete dhe 10 aparate celularë.

Materialet i kaluan për hetim të mëtejshëm Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe grup i strukturuar kriminal.

27 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Kavajë, gjendet trupi i pajetë i një 70-vjeçari

$
0
0

Trupi i pajetë i një 70-vjeçari është gjetur në Kavajë. Mësohet se trupi i tij është gjetur pranë Malit të Robit.

Informacionet paraprake të policisë bëjnë të ditur se viktima mashkull, rreth 70 vjeç është gjetur rreth orës 08.50 dhe nga të dhënat e para dyshohet se është mbytur nga dallgët e detit. Këto të fundit kanë nxjerrë trupin në breg.

Policia ka nisur hetimet për sqarimin e ngjarjes dhe identifikimin e viktimës.

27 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)


CEZ, Balla: Të sillet me forcë në komision Nuel Kalaj

$
0
0

 

Komisioni hetimor për Privatizimin e OSSH-së ka kërkuar sot zyrtarisht thirrjen për të dëshmuar Josef Hasek, ish-drejtori i CEZ.

Gjithashtu kreu i Komisionit, Taulant Balla ka kërkuar edhe thirrjen e Arben Doçit, i drejtori i Pastrimit të Parave, në kohën që janë kryer transferta të dyshimta në llogari të Nuel Kalajt dhe Kastriot Ismailajt.

Kreu i Komisionit Hetimor për ÇEZ, Taulant Balla, ka kërkuar edhe njëherë shoqërimin me forcë të dëshmitarit Nuel Kalaj.

“Ervin Koçi dhe Ulsi Manja kanë paraqitur një kërkesë për thirrjen e dëshmitarëve në Komisionin Hetimor. Kërkojnë thirrjen si dëshmitarë në Komisionin Hetimor të Arben Doçi, ish-drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Shkëlzen Berishës i cili në dëshminë e Romeo Karaj rezulton të ketë pasur njohje me Nuel Kalaj që ka pasur një kontratë konsulence me CEZ për privatizimin e OSSH”, tha Balla.

27 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Hidhet shorti për 9 anëtarët e KED-së

$
0
0

Është hedhur paraditen e së premtes në Kryesinë e Kuvendit shorti për përzgjedhjen e 9 anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED).

Shorti, që u cilësua nga kreu i Kuvendit, Ilir Meta si një moment i rëndësishëm i fillimit të reformës në drejtësi, dha këtë rezultat:

Anëtarët nga Gjykata Kushtetuese: Besnik Imeraj, Vladimir Kristo (Altina Xhoxhaj, anëtar zëvendësues).

Anëtarët nga Gjykata e Lartë: Mirela Fana (Artan Zeneli, anëtar zëvendësues).

Anëtar nga Prokuroria e Përgjithshme: Rovena Gashi.

Anëtarët nga prokuroritë e Apelit: Gentian Trenova dhe Fatjona Memçaj (zëvendësuese.

Anëtarët e KLD-së nga Gjykatat e Apelit: Brikena Ukperaj Lubonja, Ervin Metalla.

Anëtar nga gjykatat administrative: Kastriot Selita dhe Gentian Medja.

Numrin më të lartë të kandidatëve e kishte sjellë Këshilli i Lartë i Drejtësisë, me 28 të tillë, në një kohë kur në Këshillin e Emërimeve në drejtësi KLD ka 3 anëtarë: 2 gjyqtarë nga Apeli dhe një nga administrativja.

Gjykata e Lartë kishte sjellë 13 kandidatura për një vend në KED. Gjykata Kushtetuese kishte 8 kandidatë për dy vende në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Ndërsa Prokuroria e Përgjithshme kishte tre kandidatura për tre vendet në KED: një nga prokuroria e përgjithshme dhe dy nga prokuroritë e Apelit.

27 janar 2017 (gazeta-Shqip.com) T.CH

Gurët e parë te sheshi “Skënderbej”, Rama: Mozaik i trojeve shqiptare

$
0
0

Pas afro një dekade nga prezantimi i projektit për rijetëzimin e sheshit “Skënderbej” nga ana e kryebashkiakut të atëhershëm të Tiranës, Edi Rama, u vendos sot pllaka e parë.

Kryeministri Edi Rama si ideator i këtij projekti dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vendosën sot në mënyrë simbolike pllakat e para duke shënuar dhe nisjen e fazës finale për ndërtimin e sheshit “Skënderbej”, i konceptuar si një hapësirë publike kushtuar qytetarëve të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë.

Kryeministri Rama falënderoi Bashkinë e Tiranës për punën e realizuar brenda një kohe të shkurtër që bëri të mundur vënien në jetë të transformimit të këtij sheshi. “Mirënjohje për punën e admirueshme të Bashkisë së Tiranës që në një kohë shumë të shkurtër na jep mundësinë që të jemi së bashku, qoftë për Bulevardin Ri, qoftë dhe për rilindjen e sheshit “Skënderbej”. Një rilindje e vështirë, por ashtu siç tregojnë sytë për të gjithë ata që i kanë sytë, një rilindje që është në prag të kurorëzimit. Projekti që po finalizohet sot nuk është tërësisht projekti që u nis shumë vite më parë e që pastaj u bllokua e që u zëvendësua nga një pampers në mes të Tiranës. Është një projekt i zhvilluar dhe i transformuar tanimë në një metaforë urbane fantastike për Shqipërinë dhe për shqiptarët”, theksoi Rama.

Kreu i qeverisë tha se për fatin më të mirë të kryeqytetit, sot përputhet qeveria në sinergji me Bashkinë e Tiranës.

“Nuk ka kryeqytet në botë përveç Tiranës që të braktiset nga qeveria e vet. Kryeqytetet janë sa të bashkisë dhe të qeverisë. Kjo sinergji sot falë përkushtimit të jashtëzakonshëm shembullor të kryetari të bashkisë dhe skuadrës së tij. Por mos harrojmë se as vizioni dhe as skuadra dhe as përkushtimi nuk do ishin materializuar nëse nuk do kishte qenë vota e qytetarëve të Tiranës që vendosi ta rikthejë Bashkinë e Tiranës nga një fjetore e improvizuar të kryetarit të bashkisë, në shtëpinë e përbashkët ku realizohen ëndrrat e përbashkëta. Dua ta mbyll me një shprehje tironse për Erionin: ‘T’lumtë dhe mos të humbtë’”, përfundoi Rama.

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj deklaroi se projekti që po realizohet është bazuar në projektin e 2008-s të ideuar nga Edi Rama, ndërsa i është nënshtruar edhe një dëgjese me qytetarët duke reflektuar ndryshimet e nevojshme për shkak të kohës që ka kaluar.

“Morëm projektin nga Bashkia, nga administrata e vitit 2008-2009 gjatë kohës që Edi Rama ishte Kryetar i Bashkisë dhe e rikonsultuam me publikun. Falë të gjithë konsultimeve publike, besoj do hyjë në histori si projekti më i konsultuar nga publiku dhe patëm disa ndryshime. Sot sheshi do të ketë 50% pllakë. E di që sheshi duket shumë i madh, por madhësia e tij në total është 28 mijë metra katrorë, që do të thotë që barazimi i pjesës së ngurtë me pjesën e gjelbërimit krijon një ekosistem që është më i pranueshëm për dimrin e ftohtë dhe më i pranueshëm sigurisht për verën që po bëhet gjithnjë e më e nxehtë”, tha Veliaj. Kryetari i Bashkisë shprehu bindje se krijimi i hapësirave pedonale si sheshi “Skënderbej”, si sheshi “Nënë Tereza”, si parku qendror që po projektohet në bulevardin e ri, është përgjigjja më e mirë ndaj një qyteti që është urbanizuar tej mase.

Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se falë bashkëpunimit dhe mbështetjes së pushtetit vendor nga Qeveria është bërë i mundur realizimi i disa projekteve të rëndësishme.

Duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së qeveria qendrore i ka dhënë bashkisë së Tiranës, Kryebashkiaku Veliaj ftoi qytetarët që në 18 qershor të zgjedhin vijimësinë e investimeve dhe të projekteve për zhvillimin Tiranës moderne.

“Pavarësisht se votimet janë 1 herë në 4 vjet, për Bashkinë, apo për qeverinë, për fatin e këtij qyteti, janë vendimtare mënyra sesi shkojnë votimet, si për Bashkinë ashtu edhe për qeverinë. E pamë se çfarë kosto degradimi dhe degjenerimi pësoi urbanistika në Tiranë dhe gjithë hapësira publike, gjatë kohës kur qeveria sabotonte Bashkinë apo më keq akoma, kur qeveria vodhi bashkinë, apo më keq akoma kur qeveria dhe bashkia fjetën gjumë në plaçkën që morën dhe që nuk ditën ta administronin. Unë kam nevojë që në datën 18 Qershor, çdo njeri në Tiranë që do ta shohë që Tirana të vazhdojë t’i ketë punët mirë, është shumë e rëndësishme që në datën 18 Qershor, Tirana të vazhdojë të mbështetet nga qeveria shqiptare që drejtohet nga Edi Rama”, tha Veliaj.

Projekti për rijetëzimin e sheshit “Skënderbej” krijon hapësira ndërveprimi midis qytetarëve dhe mjedisit publik, si edhe parasheh një seri me hapësira fleksibël e multifunksionale, që i ofrojnë Bashkisë dhe individëve mundësinë për ta gjallëruar e formësuar në mënyrë të vazhdueshme sheshin.

Gjithashtu, ky shesh qendror është projektuar që simbolikisht të reflektojë unitetin kombëtar të shqiptarëve, duke vendosur materiale (gurë natyralë) dhe bimësi nga rajone të ndryshme të vendit tonë.

Projekti parashikon krijimin e një hapësire të gjelbër në 50% të sipërfaqes së sheshit, duke hijëzuar të gjitha akset kryesore të lëvizjes pedonale; mbjelljen e rreth 1500 pemëve të reja dhe mijëra bimë dekorative, shumëllojshmëri mjedisesh dhe hapësirash, e përbërë prej rreth 11 lulishtesh të ndryshme, veshja me gurë dekorativë e natyral nga të gjitha trevat shqiptare; si dhe ujitja dhe shatërvanët do të funksionojnë me sistem impianti ekologjik, duke filtruar dhe përdorur ujin e reshjeve.

27 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Tropojë, shembet miniera e Lajthizës, një i vdekur

$
0
0

Një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër dyshohet se është plagosur pas shembjes së një galerie në minierën e Lajthizës në Tropojë.

Sipas burimeve të para, ambulanca dhe policia është duke shkuar në vendin e ngjarjes, pasi miniera ndodhet në një zonë të thellë.

27 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Tahiri: Nishani nuk e mblodhi Këshillin e Sigurisë as për Lazaratin

$
0
0

Gjatë analizës vjetore të Policisë  së Beratit, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar në lidhje me vendimin e presidentit Bujar Nishani, i cili do të mbledh Këshilli Kombëtar të Sigurisë për çështjen ‘Balili’. Tahiri theksoi se Balili i ka ditët e numëruar dhe shumë shpejt do të dalë para drejtësisë. Veç kësaj, ai komentoi deklaratën e presidentit Nishani, duke shtuar se Këshilli i Sigurisë nuk është mbledhur as për Lazaratin.

“Ne jemi shumë të bindur që beteja jonë më e madhe është të reagojmë që në Shqipëri  sot, nesër e në vazhdim  të mos ketë të paprekshëm dhe qytetarët të jenë të gjithë të barabartë para ligjit. Dhe pikërisht për shkak të këtij, ose më saktë shfaqet në vendin tonë, kemi ndërmarrë aksione, bashkë me partnerët, të cilat kanë dhënë rezultate të shkëlqyera.

Këto ditë po çuditet publike me thirrjen e Presidentit të Republikës Këshillit të Sigurisë për Balilin. E në fakt çuditet publiku sepse Këshilli i Sigurisë nuk është mbledhur as për Lazaratin.
Po çuditet publiku pasi Këshilli i Sigurisë nuk është mbledhur as kur Lazarati ishte aty. Megjithatë unë jam shumë i kënaqur të informoj Këshillin e Sigurisë dhe pa asnjë diskutim edhe Presidentin e Republikës, i cili për arsyet e veta është i pa informuar. Por jam akoma më i bindur që asnjë pengesë, asnjë insinuatë, politike ose jo nuk do më ndalonte kurrë mua dhe aq më pak policinë e Shtetit të bënte detyrën ndaj atyre që deri dje ishin të pandëshkueshëm dhe atyre që deri dje ishin të pabarabartë dhe që nuk i prekte njeri.

E Balil e Balila mund t’i kenë ende ditët e numëruara por shumë shpejt do të jenë përpara drejtësisë. Kjo është detyra jonë dhe ky është vullneti ynë për të garantuar që qytetarët shqiptar të mos kenë më nëpër këmbë të pandëshkueshëm”, tha Tahiri.

27 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Itali-Shqipëri, kapet në Karaburun një tjetër skaf me hashash

$
0
0

Goditet një tjetër rast i tentativës për të trafikuar lëndë narkotike me skaf në drejtim të Italisë. Operacioni i përbashkët mes Policisë së Shtetit  dhe Guardia di Finanza.

Si rezultat i një operacioni të përbashkët ndërmjet shërbimeve të Policisë Kufitare dhe Guardia di Finanza, rreth orës 16:30, 23 milje larg Karaburunit në det të hapur u bë e mundur kapja e një motoskafi të ngarkuar me lëndë narkotike.

Në motoskaf gjendeshin dy shtetas Italianë dhe një shqiptar, të cilët për t’i shpëtuar ndjekjes së Policisë e hodhën lëndën narkotike në det.  Aktualisht po punohet për grumbullimin e lëndës narkotike dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë në dy vendet.

Tre të arrestuarit gjate operacionit të përbashkët mes Policisë se Shtetit dhe Guardia di Finanza janë shtetasit F.O. 48 vjeç, Brindisi;D. L. 59 vjeç, Brindisi ; A.Q, 32 vjeç Vlorë.

27 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

“Fiks Fare”, 18 të helmuar në Tropojë: E kemi nga uji i pijshëm

$
0
0

Ngricat në Tropojë nuk kanë sjellë vetëm mungesë uji në qytetin e Bajram Currit dhe fshatrat përreth, por edhe helmim për shkak të ujit të kontaminuar. Shqetësimi është ngritur nga banorët, të cilët kanë përfunduar në spital dhe thonë se, kjo ka ardhur për shkak të aktivizimit të pompave në rezervuarin e vjetër të Shoshanit, që sipas tyre ka shumë kohë pa u vënë në punë.

Pas shqetësimit të ngritur nga banorët, kamera e “Fiks Fare” shkoi në Spitalin e Bajram Currit për të parë gjendjen nga afër. Gjatë bisedës me mjekun roje, Qemal Sinani, jemi vënë në dijeni se janë shënuar disa raste me të vjella dhe me dhimbje barku, ndonjëherë të shoqëruara me temperaturë. Sipas tij, pacientët ia hedhin fajin ujit të pijshëm. Po ashtu, e njëjta situatë pranohet edhe nga qendra shëndetësore.

Pacienti Avdi Gosturani shprehet se është helmuar bashkë me dy fëmijët. Dyshimet i ka tek uji i pijshëm. Sipas tij, edhe në stinën e verës, kur është hapur ujësjellësi i Shoshanit, atij i është helmuar vajza. Të njëjtën gjë e dyshon edhe Rifat Matoshi, fëmijët e të cilit kanë të njëjtat shenja.

Drejtoresha e spitalit, Naile Baliaj thotë se, gjatë 48 orëve të fundit janë shënuar 18 raste. Ditën e parë janë shënuar 10 raste; 6 nga qyteti dhe 4 nga fshati; ndërsa ditën e dytë 8 raste të tjera; 6 nga qyteti dhe 2 nga fshati. Ajo thotë se ata janë ankuar për ujin e pijshëm, prandaj ka kërkuar të bëhen analizat. Të gjithë kanë të njëjtat simptoma, të vjella dhe dhimbje barku, por situata nuk është alarmante.

Pas gjendjes në spital dhe shqetësimit të ngritur, si nga banorët, ashtu dhe nga drejtoresha e spitalit, “Fiks Fare” u interesua pranë Ujësjellësit. Autoritetet thonë se, vërtet është vënë në funksion Shoshani, por faji nuk është i tyre, por mund të jetë për shkak të depozitave të pa klorifikuara në pallate. Bukurie Docaj, e autorizuar nga Ujësjellësi i Tropojës sqaron se, duke qenë se ka shteruar depozita në ujësjellësin e Valbonës për shkak të ngricave, janë detyruar të vënë në funksion atë të Shoshanit.

Sipas tyre, ai i Shoshanit është vënë në funksion edhe para disa muajsh dhe nuk ka pasur probleme. Sipas saj, ditën e vënies në funksion, uji është lënë i hapur për 4 orë para se të futet në tubacionet që shpërndahen nëpër qytet, ndërkohë që rregullorja e ka dy orë. Po ashtu është klorifikuar në maksimum, me qëllim që të shmanget çdo problem. Por për shkak të ngricave dhe mungesës së ujit, problemi mund të ketë ardhur nga depozitat e pallateve, në të cilat Ujësjellësi nuk mund të ndërhyjë.

Ajo këmbëngul se, edhe sipas analizave paraprake, uji është i pastër. Për të mësuar më shumë mbi cilësinë e ujit, “Fiks Fare” shkoi edhe pranë Drejtorisë Rajonale të Shëndetit Publik, të cilët kanë nisur verifikimet e këtyre rasteve.

Violeta Imeraj, përgjegjësja e Higjienës në DRSHP thotë se, shqetësimi është ngritur si nga spitali, po ashtu dhe nga banorët. Menjëherë është ngritur një grup pune, që për dy ditë ka marrë mostra uji në zona të ndryshme të qytetit, si pranë banesave, ashtu dhe pranë institucioneve, shkollave, kopshteve dhe janë dërguar në laborator për analiza. Analizat e para nuk tregojnë nivel të lartë bakterogjen, por duhen pritur konkluzionet përfundimtare që dalin të enjten.

Dy ditë pas marrjes së mostrave, Drejtoria Rajonale e Shëndetit Publik në Tropojë ka nxjerrë analizat e ujit të pijshëm, për të cilin qytetarët dyshojnë se ka shkaktuar helmimin. Drejtori Avni Boshnjaku deklaroi për “Fiks Fare” se analizat fiziko-kimike dhe bakterologjike kanë dalë të pastra. Por, ai tha se nuk i lejohet t’i vinte në dispozicion këto analiza, ndërkohë që mbetet ende për t’u verifikuar se cili ka qenë shkaku i helmimit i të paktën 18 qytetarëve, të paraqitur për trajtim në Spitalin e Bajram Currit.

27 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)


Dështon ballafaqimi në gjyq i grupit të Shullazit me biznesmenin

$
0
0

Ka dështuar seanca gjyqësor e ballafaqimit midis biznesmenit Ylvi Beqaj dhe grupit kriminal të Emiljano Shullazit, pjesa më e madhe e të cilëve janë të arrestuar. Shkak është bërë kërkesa e avokatëve të të pandehurve që kërkuan përjashtimin e trupit gjykues.

Pesë të pandehurit e grupit të Shullazit janë paraqitur sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Pasi kërkuan përjashtimin e trupës gjykuese, avokatët u larguan nga salla e gjyqit.

Prokuroria e Përgjithshme dyshon se dhurimi i ish-hotel “Vollga” për Emiljano Shullazin nga shoqëria “Brothers Commercial Company” sh.p.k., mund të jetë bërë në mënyrë të paligjshme dhe përmes shantazhit.

Transferimi ka ndodhur në vitin 2014 për një truall prej 2.498 metra katrorë panë kullës Veneciane në Durrës, e cila përveç kompanisë saudite ka edhe bashkëpronarë shqiptarë.

Prokuroria ka dyshime se këta individë  nuk kanë pasur të ardhura të mjaftueshme për të  bërë këtë blerje, ndaj ka nisur verifikimi për burimin e këtyre të ardhurave. Gjithashtu, po kryen verifikime dhe për shtetasin arab, i cili i ka dhuruar pjesën e tij të pasurisë Shullazit.

Në këtë kontratë dhurimi për Shullazin, thuhet se kompania “Saudi Brothers Company”, sipërfaqen prej 749 metrash katrorë ia dhuron pa asnjë kusht dhe në shenjë mirënjohjeje shtetasit Emiljano Shullazi.

Po ashtu, Emiljano Shullazi dhe “banda” e tij, për Prokurorinë e Krimeve të Rënda dyshohet se ka kryer 6 vepra penale në më shumë se 15 raste të përsëritura.

Sipas kësaj dosje, Emiljano Shullazi dyshohet se është kreu i një “bande” e cila vijon aktivitetin e saj kriminal, për të realizuar marrjen e përfitimeve të padrejta, nëpërmjet kanosjes si dhe trafikimit e lëndëve narkotike. Në dosje janë renditur dyshimet, ku Emiljano Shullazi, krahu i tij i djathtë Gilmando Dani dhe kushëriri Blerim Shullazi dhe persona të tjerë që po hetohen, janë përfshi në veprimtari kriminale.

27 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Dokumenti, SHBA nuk ndryshon strategji për Kosovën

$
0
0

Frikën se nën udhëheqjen e Donald Trump-it administrata amerikane do te ndryshojë politikat në Kosovë e ka shuar sekretari i ri i Mbrojtjes, James Mattis në një dëshmi me shkrim për Senatin.

Në raportin prej 56 faqesh, shefi i Pentagonit konfirmoi se SHBA do ta mbrojë Kosovën dhe se NATO do të qëndrojë atje për aq sa të jetë e nevojshme.

“Kosova është shembulli më i mirë se çfare ndodh kur komuniteti ndërkombëtar, i udhëhequr nga Amerika, angazhohet për të mbrojtur interesat dhe vlerat e saj”, pohon Mattis, i cili shton se përballë situatës së sigurisë në rajon KFOR-i është vendimtar në sigurimin e stabilitetit, e nuk do të rekomandonte reduktimin e trupave.

Ai theksoi gjithashtu nevojën për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri. Gjenerali shprehu mbështetjen për dialogun Prishtinë-Beograd dhe pohoi se njohja e sovranitetit të Kosovës nga Serbia do të adresohet para anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Ndërkaq edhe kryeministrja britanike Theresa May, gjatë takimit me presidentin Donald Trump, deklaroi se do të mbronin Kosovën bashkë me SHBA.

28 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)/TCH

RENEA aksion për arrestimin e Balilit, shoqërohet në polici i biri

$
0
0

Klemend BaliliForcat RENEA kanë zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm një aksion blic në zonën e Gjirokastrës me qëllim kapjen e të shumëkërkuarit Klemend Balili.

Policia ka shoqëruar 7 pjesëtarë të familjes së Balilit, përfshirë të birin, vëllain dhe dy nipërit e tij.

Policia njofton se kontrollet janë kryer pas urdhrave të lëshuar nga Prokuroria e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.

Policia bën të ditur se ka ushtruar kontroll në: banesën e Klement Balilit; banesën e B. B; banesën e S. B.; banesën e H.B, të katërta në Stjar të Delvinën; banesën e Th. F.; banesën e Th. F.; banesën e Th. F.; banesën e E. Sh.; banesën e A. S.; banesën e A.H, të gjitha në Sarandë.

Ndërkohë policia po merr në pyetje edhe 11 persona në lidhje me të kërkuarin Klement Balili.

Klement Balili është i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi akuzohet nga drejtësia greke si drejtuesi i një organizate të fuqishme të narkotrafiku e cila vepronte në disa vende të Europës.

28 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

SHBA, Trump mbyll kufijtë për refugjatët sirianë

$
0
0

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka urdhëruar ndaljen e pakufizuar të hyrjes së refugjatëve sirianë në Shtetet e Bashkuara dhe pezullimin e vizitave nga disa vende të tjera myslimane.

Trump mbrëmë vonë ka urdhëruar ndalimin e migrimit nga shtatë vende me popullatë shumicë myslimane për 90 ditë, derisa të implementohet procesi “ekstrem i shqyrtimit”.

Në urdhrat e tij nuk është specifikuar se cilat vende do të preken, por agjencitë AP dhe Reuters raportuan se në këto masa me gjasë do të përfshihen Irani, Iraku, Somalia, Sudani dhe Jemeni.

Trump, po ashtu, ka urdhëruar pezullimin katërmujor të programit amerikan për refugjatë për Irakun, Afganistanin dhe Pakistanin.

Një përjashtim madhor për ndalesën e refugjatëve është bërë për të krishterët sirianë, për të cilët Trump tha se janë të shtypur në vendin e tyre.

“Po krijoj masa të reja të vërtetimit, që terroristët radikal islamikë të mbahen jashtë Shteteve të Bashkuara”, tha Trump, ndërsa ka paraqitur urdhrat e tij në Pentagon, dhe ka shtuar se “nuk i duam ata këtu”.

“Ne vetëm dëshirojmë që në vendin tonë t’i pranojmë ata që do ta mbështesin vendin tonë dhe do ta duan thellësisht popullin tonë”, tha Trump.

28 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Tepelenë, kapen 30 kg kanabis, arrestohet 54-vjeçari; në kërkim i biri

$
0
0

Policia e Tepelenës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar ‘Start’ në kuadër të të cilit është sekuestruar një sasi prej 30 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.

Burime nga policia lokale bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi Ivzi Sada, 54 vjeç dhe është shpallur në kërkim djali i tij, E.Sada, 21 vjeç.

Sipas policisë, 54 vjeçari ka goditur punonjësin e policisë  në momentin e arrestimit. Lënda narkotike ishte e ndarë në 5 thasë dhe u gjet e fshehur në banesën e shtetaseve D.I dhe F.S, ndaj të cilave ka nisur procedimi në gjendje të lirë.

28 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Viewing all 12748 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>