Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Formalizimi i bujqësisë, Peleshi: Produktet shiten me kosto zero, rimbursoheni 100%

$
0
0

PeleshiTë jesh sot një fermer me NIPT do të thotë se je futur në sistemin formal të ekonomisë shqiptare dhe të bujqësisë në rastin konkret, do të thotë që ke mundësi të shesësh lirshëm produktet e tua, por mbi të gjitha t’i shesësh ato me kosto zero. Siç e dini, Tatimi i Vlerës së Shtuar rimbursohet në masën 100%. Zëvendëskryeministri Niko Peleshi u takua sot me fermerë të qarkut Korçë. Në qendër të takimit ishte nisma e qeverisë për formalizimin e sektorit bujqësor. Zëvendëskryeministri përgëzoi fermerët e këtij qarku, të cilët i janë përgjigjur pozitivisht nismës së qeverisë për formalizimin e aktivitetit bujqësor. “Dua të përgëzoj fermerët e qarkut të Korçës që krahas atyre të Fierit janë kampion në Shqipëri sa i përket përgjigjes pozitive për formalizmin e shpejtë të bujqësisë e të fermës shqiptare.

2670 fermerë sot janë pajisur me NIPT-in e fermerit. Na është dashur të përballojmë një kërkesë shumë të madh ditët e fundit, sepse përgjigja ndaj reformës tonë kundër informalitetit dhe për formalizimin e ekonomisë nga fermerët e Korçës të Fierit, por edhe gjithë Shqipërisë ka qenë shumë e madhe.” Përkundër spekulimeve, pajisja me NIPT, siguroi Zëvendëskryeministri, nuk ngarkon me asnjë kosto shtesë fermerin, por e bën fermerin pjesë të sistemit formal të ekonomisë dhe rrit mundësitë e daljes lirshëm në treg.  “Të jesh sot një fermer me NIPT do të thotë se je futur në sistemin formal të ekonomisë shqiptare dhe të bujqësisë në rastin konkret, do të thotë që ke mundësi të shesësh lirshëm produktet e tua, por mbi të gjitha t’i shesësh ato me kosto zero. Siç e dini, Tatimi i Vlerës së Shtuar rimbursohet në masën 100%. Kështu që kostoja e fermerit të pajisur me NIPT është zero, ndërkohë përfitimet janë të mëdha.” Zëvendëskryeministri theksoi se është për të ardhur keq kur spekulohet me shitjen e prodhimeve, ndërkohë që faktet flasin për dyfishim të eksportit të tyre.  “Është për të ardhur keq të shikosh ish ministrin e Financave, tetë vjet në detyrë të dalë kundër nismës sonë për formalizimin e bujqësisë. Është për të ardhur keq kur spekulohet me shitjen e prodhimeve, ndërkohë që këtë vit, ne kemi shifrat këtu, pothuaj është dyfishuar eksporti i shumë prej prodhimeve tona, duke filluar nga molla, nga kumbulla që është shitur plotësisht. Eksportet janë dyfishuar, gjë që tregon se jemi në një vit të

mirë. Nuk mund të themi se kemi arritur përsosmërinë. Sistemi i ekonomisë bujqësore sapo ka filluar të konsolidohet, por ajo që dëshiroj të them është që ne nuk jemi për zgjidhje elektorale apo afatshkurtra të shitjes së prodhimeve”, tha Peleshi.  Në takim u shprehën mendime edhe për mjaft nga sfidat që ka fermeri sot në të gjithë zinxhirin e krijimit të vlerës, që lidhen me rritjen e kapaciteteve magazinuese e frigoriferike, modernizimin e mekanikës bujqësore, standardizimin e produkteve dhe rritjen e konkurueshmërisë.

19 tetor 2015 (gazeta-Shqip.com)

Ky shkrim Formalizimi i bujqësisë, Peleshi: Produktet shiten me kosto zero, rimbursoheni 100% u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>