Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Lumturimi i Nënë Terezës, Rama: Mirësia, rrënja e përhershme e saj

$
0
0

edi-ramaMinistria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, në bashkëpunim me Shërbimin Kombëtar për Rininë, kanë organizuar sot aktivitetin me temë “Nënë Tereza, Ambasadore e Paqes dhe Vullnetarizmit”, ku veç ministrit Blendi Klosi, ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, si dhe përfaqësues të “Peace Corp Albania”, pjesëtarë të organizatave të shoqërisë civile, aktive në fushën e vullnetarizmit, si dhe të rinj vullnetarë.

Takimi u mbajt me rastin e 12-vjetorit të Lumturimit të Nënë Terezës nga Papa Gjon Pali II, dhe kishte për qëllim jo vetëm përkujtimin dhe lartësimin e figurës, por më së shumti, të punës së saj të përditshme në shërbim të paqes dhe solidaritetit njerëzor me më të varfrit dhe ata që janë në nevojë

Në fjalën e tij në këtë aktivitet, kryeministri i vendit, Edi Rama e cilësoi këtë një ditë që të imponon shumë modesti dhe aspak pompozitet, ashtu siç ishte në fakt edhe shenjtorja shqiptare.

Rama e vlerësoi Nënë Terezën si ambasadore të paqes dhe vullnetarizmit, që me përkushtimin e saj deri në vetëmohim ndaj njerëzve në nevojë, ndoqi një rrugë plot sakrificë drejt të cilit duhet të ecin të gjithë.

“Kjo është një ditë fort e shënuar, por ndryshe nga të gjitha ditët kjo është një ditë që imponon shumë modesti. Për shumë kohë Nënë Tereza është përkujtuar në vendin tonë më së shumti e mbështjellë virtualisht me ngjyrat kuq e zi të flamurit kombëtar. Në të vërtetë, 40 vjet pasi ju mohua gjaku, emri dhe rrënjët e saj, përfshirë këtu mjerisht dhe nga vendi prej nga ku u çel jeta e Gonxhe Bojaxhiut, shqiptarët ndjejnë një nevojë për t’ju përgjigjur krahëhapur dhe të penduar rënkimit të përsëritur të Nënë Terezës: ‘Nga gjaku unë jam shqiptare’.

Përmasat e këtij personi unik, të rreshkur në përvujtëri nga dashuria dhe vetëmohimi për të tjetër është për ne si shqiptarë i domosdoshëm, sepse mëton që në gjakun tonë lëvrin, ndoshta disi e pakultivuar sa duhet, ndjenja e vetëmohimit për vëllain e motrën siç na e sjell në një formë të caktuar vëllazëria fetare këtu tek ne dhe dëshira për të përqafuar universalen, dimensioni e pazëvendësueshëm në brendinë  e identitetit tonë kombëtar. Rrënjët shqiptare të Nënë Terezës janë një e vërtetë për t’u mirëmbajtur me përkushtim, dhe pjesë e një të vërtete më të madhe dhe testamenti i saj njerëzor për rrënjët meriton të ndërtohet deri në fund… mirësia ishte rrënja e përhershme e saj”, tha Rama.

Ndërsa ministri Klosi ka theksuar angazhimin e MSR-së që këto vlera t’i bëjë pjesë të legjislacionit shqiptar, duke hartuar një ligj të posaçëm për Vullnetarizmin.

“Kur më mirë se sot, mund të bëjmë sadopak nga puna e kësaj gruaje të madhe, që e bëri të njohur vendin tonë në të gjithë botën, duke nisur së bashku punën për hartimin e ligjit të Vullnetarizmit?

Kur më mirë se në këtë ditë të lumturuar, mund të fillojmë kontributin dhe angazhimin tonë qytetar duke promovuar dhe mbështetur më tej kulturën më të thjeshtë, atë të kontributit njerëzor dhe human?”, – u shpreh ministri Klosi.

Ai shtoi se puna e vërtetë nuk do jetë thjesht bërja e një ligji, por krijimi i një debati të gjerë në opinionin publik për të nxitur vullnetarizmin si pjesë e vlerave të shoqërisë sonë, të cilin e promovoi më së miri Nënë Tereza me punën e saj të përditshme. “Vetëm angazhimi i të gjithë rrjetit të të rinjve vullnetarë do të mund ta shndërroj Vullnetarizmin në traditën shqiptare në pjesë të kulturës dhe shoqërisë, në angazhim qytetar dhe formim lidhjesh shoqërore”, – tha Klosi.

19 tetor 2015 (gazeta-Shqip.com)

Ky shkrim Lumturimi i Nënë Terezës, Rama: Mirësia, rrënja e përhershme e saj u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>