Zbulohet në Durrës një laborator i përpunimit dhe paketimit të lëndës narkotike kanabis sativa. Ndërkohë që vijon puna për finalizimin me sukses të operacionit të koduar “Koordinata” nga Efektivat e Seksionit kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës. Gjatë aksionit të sotëm, Policia e Durrësit ka sekuestruar 700 kg kanabis sativa dhe arrestuar në flagrancë 7 shtetas.
Në pranga kanë rënë; Iqmet Pashollari 61 vjeç, banues në Durrës; Bejto Kotaj 53 vjeç, banues në Shkodër; Ajet Sulaj 40 vjeç, banues në Tiranë; Festim Xhelilaj 39 vjeç, banues në Tiranë; Pajtim Braçaj 52 vjeç, banues në Tiranë; Qerim Xeka 47 vjeç, banues në Krujë; Lutfi Xeka 25 vjeç, banues në Krujë.
Arrestimi i tyre u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Valter Pashollari 34 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim, i’u gjetën dhe i’u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 700 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa, një peshore elektronike, një makineri vakumi që shërbente për presimin e lëndës narkotike, 7 automjete dhe 15 aparate celularë të markave të ndryshme.
Gjithashtu, filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit K.X., 17 vjeç, banues në Krujë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve e kryer në bashkëpunim” dhe”Grup i strukturuar kriminal”.
17 tetor 2015 (gazeta-Shqip.com)
Ky shkrim Durrës, zbulohet laboratori i përpunimit të hashashit, 7 në pranga u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.