Policia e Gjirokastrës në kuadër të operacionit të koduar “Llufa”, ka sekuestruar 3.2 tonë lëndë e bimë narkotike kanabis sativa. Burimet zyrtare bëjnë me dije se 1 ton lëndë narkotike, shumica në formë boçe në proces tharje u gjet në ne një sta, në vendin e quajtur Llufë në malin e Kurveleshit.
Një pjesë hashashit ishte e prerë dhe vendosur pranë vendit të ngjarjes, ndërsa pjesa tjetër ende e paprerë sepse kultivuesit nuk kanë mundur dot. Droga ishte kultivuar në 4 parcela. Lënda narkotike e tharë , ajo në proces tharje dhe ajo e kultivuar , pas kryerjes së veprimeve me grupin hetimor u asgjësua në vend, me anë të djegies. Një pjesë e saj u mor në cilësinë e provës materiale. Poseduesit e drogës kanë mundur të largohen në mal por janë të identifikuar nga ana jonë, 4 të rinj nga qarku Gjirokastër. Po vijon puna për kapjen e tyre
16 tetor 2015 (gazeta-Shqip.com)
Ky shkrim Gjirokastër, sekuestrohet 3.2 kanabis, në kërkim kultivuesit u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.