Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Basha takon Lu: Draft-ligj për një hetim ndëkombëtar për “CEZ”-in

$
0
0

Lulzim-Basha-Donald-LuKreu i Partisë Demokratike Basha, ka bërë sërish një takim me ambasadorin e SHBA-së në Shqipëri, Donald Lu. Në përfundim të takimit, Basha tha se është diskutuar për procesin e dekriminalizimit dhe hetimin e skandalit të CEZ-it. Basha tha se Lu është i gatshëm për të mbështetur opozitën në këto pika.

Basha e Halimi“Komunikimi me partnerët është intensiv, sepse problemet dhe sfidat e Shqipërisë janë të mëdha, akute e urgjente. Kërkoj bashkëpunim dhe mbështetje për zgjidhej e tyre. Lu na mbështet. Te takimet e fundit, theksi mbetet i njëjtë, lufta kundër krimit, korrupsionit, por edhe përpjekja e PD-së për të mos u mjaftuar vetëm më denoncimin e tyre, por edhe për t’u dhënë një zgjidhje, – tha kryeopozitari. – Duhen të vëmë përpara drejtësisë ata që zhvatin miliona nga pasuritë publike,ndërkohë që burgjet mbushen për kuponin tatimor. Kjo është Shqipëria e dy standardeve, e Edi Ramës që edhe kur kapet me presh në duar, duke vjedhur 600 milionë euro, nis e akuzon opozitën dhe ndërkombëtarët”.

Sipas Bashës, “të njëjtën gjë bërë dje me zëdhënësin e tij të drobitur, duke akuzuar KLSH-në. Gjendja është e rëndë. Edi Rama bën demagogji për hetimin e skandalit të CEZ-it. Ai dërdëllit dhe nuk jep asnjë opsion. Kemi parashtruar një draft-ligj për hetim ndërkombëtar. Një pjesë e mazhorancës e ka shprehur vullnetin për ta hetuar”, tha Basha.

15 tetor 2015 (gazeta-Shqip.com)

Ky shkrim Basha takon Lu: Draft-ligj për një hetim ndëkombëtar për “CEZ”-in u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>