Menjëherë pas kthimit nga SHBA-ja ku ndodhej i ftuar për një vizitë 8-ditore në Samitin Ekonomik, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim kokë më kokë me kreun e Kuvendit Ilir Meta në kryesinë e Kuvendit.
Pas takimit që ka zgjatur për 100 minuta, kryeministri Rama ka dalë nga ambientet e kuvendit, duke preferuar të mos japë asnjë koment për gazetarët.
Temë e takimit Rama-Meta mendohet të ketë qenë koalicioni qeverisës, i cili duket se ka pësuar përçarje kohët e fundit si dhe akuzat e opozitës për skandalin e CEZ-it, ku akuzohet si i përfshirë në aferë pikërisht Meta.
3 tetor 2015 (gazeta-Shqip.com)
Ky shkrim Rama kthehet nga SHBA, 100 minuta në zyrën e Metës. Asnjë mesazh për mediat u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.