Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Rama: Marrëveshja e qeverisë me CEZ-in, një proces i suksesshëm. PD lëshon mjegull

$
0
0

edi rama ne shba_1Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet për një vizitë 8-ditore në SHBA i ftuar në Forumin Ekonomik në Nju Jork, ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend. I pyetur për çështjen e skandalit të CEZ-it, Rama ka thënë se nuk ekziston asnjë çështje e tillë, por se është një mjegullnajë e ngritur nga PD-ja dhe mediat në përgjithësi.

Rama tha se marrëveshja e arritur për të amnistuar borxhet e kompanisë çeke, ka qenë një proces i mbyllur me sukses të madh nga ana e qeverisë shqiptarë dy vjet më parë.

“Kjo është një përfolje shumë e madhe dhe nuk më mbetet tjetër veç se të përmend shprehjen “fali zot se s’dinë se ç’bëjnë, përfshirë dhe ata që pyesin, – tha Rama. –  CEZ është trajtuar brenda standardeve ndërkombëtare dhe marrëveshja ka qenë për të çliruar kompaninë nga kthetrat që e kishin kapur nga keqmenaxhimi”.

Rama ne VOASipas Ramës, “CEZ ka qenë një kompani me 1 miliardë euro borxhe për çështje të kompanisë. Unë i ftoj të gjithë ata që kanë akuza, e aludime, t’i referohen legjislacionit shqiptar dhe të gjejnë gjithçka që mund të ketë ky proces. Për mua, ky është një proces i mbyllur me sukses të madh. Pjesa tjetër është ajo që ka çoroditur opozitën dhe mediat. Nuk duhet ushqyer kjo lloj mjegulle pa kuptim. Studioja ligjore, e tërhequr në këtë debat absurd, ka dhënë një prononcim shumë të qartë, duke thënë se nuk ka asnjë referencë për emrin e Ilir Metës”.

Rama ka shtuar më tej se me këtë çështje duhet të merret Prokuroria e Përgjithshme dhe akuzoi edhe një herë opozitën se po e ushqen publikun dhe opinionin shqiptar me gënjeshtra: “Kjo është një mjegull e ngritur dhe e dendësuar dita-ditës, nga një seri personazhesh që shtrihen nga selia e PD, deri te burime të informacionit që nuk informojnë shqiptarët, por i mashtrojnë, – vijoi kryeministri. – Prokuroria po heton dhe ajo duhet të flasë. Unë dhe qeveria shqiptare nuk kemi asnjë lidhje me këtë diskutim absurd që është kthyer në një spekulim kolosal që po dezinformon publikun”.

30 shtator 2015 (gazeta-Shqip.com)

Ky shkrim Rama: Marrëveshja e qeverisë me CEZ-in, një proces i suksesshëm. PD lëshon mjegull u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748