Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Meta: Origjina ime e fortë malore nuk më shqetëson nga intriga moçalore

$
0
0

Deklarata

Letra e Brahos, Kryeparlamentari në takim me Presidentin, më pas bisedë me Idrizin

ARTEMISA HOXHA

Ilir Meta & Lulzim BashaNjë ditë pas letrës së kreut të Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, ku shkruhej për thurje komplotesh ndaj kryeparlamentarit të akuzuar për çështjen e shumëdebatueshme të CEZ, Meta ka zhvilluar një takim me Presidentin Bujar Nishani. Mësohet se takimi i zhvilluar në zyrën e kreut të shtetit, është thirrur nga vetë Nishani, ku në fokus të bisedës ka qenë pikërisht letra e Brahos, e cila ka mbërritur dhe në Presidencë. Takimi mes Nishanit dhe Metës ka zgjatur një orë, por nuk ka një njoftim zyrtar për natyrën e tij, edhe pse burimet theksojnë se tema kryesore e bisedës ka qenë pikërisht, i ashtuquajturi komplot ndaj kryeparlamentarit, i shpallur nga Braho, e që ka si synim krijimin e destabilitetit në vend. Pasi ka lënë Presidencën, Meta është ndalur disa metra më tutje për t’u takuar në hotel ‘Rogner’ me kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi, i cili është dhe nënkryetar i Kuvendit. Në këtë takim ka qenë i pranishëm dhe këshilltari politik i Metës, Lorenc Vangjeli. Pas më shumë se gjysmë ore, Meta së bashku me Idrizin hipën në një makinë për të shkuar në ceremoninë e përurimit të rrugës “Kuvajti”.

Qëndrimi për komplotin

Kryeparlamentari, me anë të një batute, ka deklaruar për median se nuk i trembet aspak intrigave moçalore, duke nënkuptuar se ai mund të jetë organizuar nga ish-deputeti i partisë së tij për Qarkun e Fierit, Dritan Prifti. Ndërsa në mënyrë indirekte ka pranuar ekzistencën e letrës së kryekomisionerit të Sigurisë, duke theksuar se “nuk mund të hyj në kompetencat e zotit Braho”. “Me qetësi dhe dashuri ju them që origjina ime e fortë malore nuk shqetësohet nga asnjë lloj intrige moçalore”. Ka qenë ky komenti i kreut të LSI-së pas takimit me kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

Mesazhet për Berishën

Duke u ndalur në akuzat konkrete që i janë bërë nga opozita për përfshirje në aferat korruptive me kompaninë CEZ, kreu i LSI-së deklaroi mbështetjen e plotë ndaj propozimit të Sali Berishës për hetim ndërkombëtar të CEZ-it, por bëri sërish diversion mes qëndrimeve të ish-kryeministrit dhe kryetarit aktual të demokratëve, duke dëshmuar qartësisht se në bindjen e tij, tashmë mes Berishës dhe Bashës ka diferenca të qarta, e ai është pro të parit. “Janë gjëra të ndryshme ajo që ka kërkuar i pafajshmi Basha dhe ajo që ka kërkuar Berisha. Unë mbështes kërkesën e zotit Berisha për hetim ndërkombëtar, ndërsa zoti Basha kërkon moshetim ndërkombëtar. Doktori e di mirë se kur them unë po, është po”, tha Meta.

Takimi me Idrizin

Pas takimit Presidentin, kryeparlamentari Meta ka shfrytëzuar takimin me kreun e PDIU-së, për të reaguar në lidhje me gjithçka flitet mes deputetëve në Kuvend apo dhe qarqet mediatike për skenarë politikë apo negociata mes partive. Pas 40 minutave takim me Idrizin, në një nga ambientet e njohura përballë Kryesisë së Kuvendit, Meta e ka kaluar me një batutë jo pak domethënëse arsyen e takimeve të tij me Nishanin e më pas me Idrizin. “Problemi është të mos takohesh, jo të takohesh”, theksoi Meta. Ndërsa ka bërë të ditur se do të drejtojë vetë seancën plenare, duke theksuar se “herën e shkuar mungova, sepse mora virozë gripale nga një deputet që nuk po ia them emrin”. Afrimi i PDIU-së në koalicionin e majtë, duket se nuk u prit mirë nga LSI-ja, e cila ndihej më komode me numrat e 20 deputetëve. Edhe pse publikisht, Meta ka theksuar se nuk ka asnjë problem me afrimin e Idrizit në koalicion. Takimi i djeshëm mund të jetë një konfirmim i saj, i sheshimit të ndonjë pakënaqësie mes LSI-së dhe PDIU-së. Porse mazhoranca pritet të vihet së shpejti në provë për votimin e ligjeve me shumicë të cilësuar, si dhe reforma në drejtësi.

Ky shkrim Meta: Origjina ime e fortë malore nuk më shqetëson nga intriga moçalore u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>