Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

PD: Koço Kokëdhima nis spastrimin e administratës në Jug mbi biografinë politike‏

$
0
0

Arben Ristani 27 shtatorPartia Demokratike akuzon deputetin e Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima, se ka nisur spastrimet nga puna dhe krijimin e vendeve për militantët në Jug të Shqipërisë. Arben Ristani ka publikuar për mediat një shkresë sipas tij e lëshuar nga zyra e Kokëdhimës, të cilën e ka shpërndarë për gjithë institucionet, ku i kërkohet me urgjencë të plotësohen formularët për çdo punonjës të administratës.

 

Deklarata e plotë e Ristanit

Urdheri i Kocos per te plotesuar formularet per punonjesit e administrates.Urdheri i Kocos per te plotesuar formularet per punonjesit e administratesOperacioni i Partisë për spastrime nga puna dhe krijimin e vendeve për militantët ka nisur edhe në Jug, nën drejtimin e komisarit Kokëdhima. Pasi mori gjithë zonën e Jugut nën zotërim me dekret të posaçëm nga Edi Rama, puna e parë e Koços ka qenë kalimi në sitë i administratës, identifikimi i çdokujt që mund të ketë biografi jo të mirë.

Ja ku është shkresa që zyra e Kokëdhimës ka shpërndarë për gjithë institucionet, ku i kërkohet me urgjencë të plotësohen formularët për çdo punonjës të administratës. Plani i partisë ka nisur të zbatohet, dhe një furtunë shkarkimesh priten në gjithë zonën që ka nën komandë Kokëdhima.

“Konsiderojeni prioritet”, thotë urdhri i Koços, dhe për ata që kanë deri në 20 punonjës u jep afat 1 ditë, për ata që kanë nga 20 deri në 50 punonjës u jep afat 2 ditë, për ata që kanë 50 deri në 100 punonjës u jep 3 ditë, dhe 5 ditë kohë kanë ata që kanë mbi 100 punonjës.

Ky është një akt skandaloz i shkatërrimit të administratës, i konsiderimit të institucioneve publike si pronë e partisë.

Është një kthim mbrapa dhe minim i një prej prioriteteve kyçe në rrugën e integrimit evropian. Aq më tepër kur i gjithë Jugu i besohet një personi si Koço, e kritereve të tij, një deputet i spikatur në emërimet kriminale që ka bërë deri tani, një frymëzues i mbjelljes së hashashit, një shkelës i përsëritur i ligjit dhe i Kushtetutës.

Ne i kërkojmë Prokurorisë të nisë menjëherë hetimin për këtë shkelje të rëndë dhe të informojë opinionin publik mbi ecurinë e procesit.Partia Demokratike do të vërë në dijeni partnerët ndërkombëtarë, Ambasadën e Shteteve të Bashkuara dhe ambasadat e vendeve të Bashkimit Evropian për këtë akt skandaloz të shkatërrimit të administratës.

Partia Demokratike do të përdorë çdo mjet për të mbrojtur administratën dhe nëpunësit dhe ne i ftojmë qytetarët të denoncojnë çdo rast të shkarkimit të padrejtë nga detyra. Ky është fundi i një pushteti të inkriminuar, dhe shumë shpejt administrata do të çlirohet nga ky sundim, punonjësit do të kenë garancitë që meritojnë.

27 shtator 2015 (gazeta-Shqip.com)

Ky shkrim PD: Koço Kokëdhima nis spastrimin e administratës në Jug mbi biografinë politike‏ u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>