Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

“Trafiku i drogës me Italinë, ende aktiv”

$
0
0

Prokurori i Antimafias së Leçes, Cataldo Motta: Sasitë që vijnë nga Shqipëria janë gjithmonë shumë të mëdha dhe këtu flitet për qindra kilogramë marijuanë. Krerët e organizatave kriminale qëndrojnë në Shqipëri

cataldo motta 2Pak ditë pas bllokimit të ngarkesës së fundit të drogës, Prokurori i Antimafies së Leçes, Cataldo Motta, deklaron në një intervistë telefonike për Top Channel, se rruga e trafikut të lëndëve narkotike Shqipëri-Itali është ende shumë aktive. Motta thekson se sasitë e drogës që vijnë nga Shqipëria janë pak a shumë të njëjta, gjithmonë shumë të mëdha. Ai u pyet edhe për mafien shqiptare, teksa shtoi se nuk bëhet fjalë për mafie, por për krijimin e organizatave të mirëfillta kriminale. “Drejtuesit e organizatave kriminale janë në Shqipëri. Te ne ka lidhje të personave me këta drejtues, por drejtuesit nuk janë këtu, por në anën tjetër të Adriatikut”, theksoi prokurori italian, ndërsa shtoi se operacionet antikanabis në Shqipëri ende nuk e kanë rritur çmimin e hashashit në Itali. Ai thotë se nuk ka tagër që t’u japë këshilla autoriteteve shqiptare, ndërsa thekson se duhet një bashkëpunim akoma më i mirë.

A është ky trafik në të njëjtat nivele si më parë apo është ulur?
“Kjo është një pyetje e bukur. Unë nuk jam në kushtet që të them që është ulur. Më duket që jemi gjithmonë në të njëjtat sasi. Ndoshta pak rënie ka, por jo e rëndësishme, sepse sasitë janë gjithmonë shumë të mëdha dhe këtu flitet për qindra kilogramë marijuanë”.

A ekziston mafia shqiptare?
“Të kuptohemi, mafia tradicionale nuk mund të jetë në Shqipëri, sepse traditat shqiptare janë të ndryshme. Por ka fenomene të organizatës kriminale, të cilat për shkak të natyrës së tyre, janë të karakterit mafioz, pra në kontekstin juridik të termit mafioz, të parashikuara në Kodin tonë Penal. Në këto kushte unë mendoj që organizatat kriminale shqiptare mund të klasifikohen si kriminalitet mafioz, siç në anën tjetër është ajo puljeze, ajo salentine, edhe pse nuk janë plotësisht të lidhura me aspektet tradicionale të mafies”.

Po ku ndodhen drejtuesit e grupeve kriminale shqiptare?
“Janë në Shqipëri. Te ne ka lidhje të personave me këta drejtues, por drejtuesit nuk janë këtu, por në anën tjetër të Adriatikut. Ne nuk kemi të dhëna lidhur me aktivitetin e këtyre drejtuesve që jetojnë në Shqipëri, por nuk kemi rezultatin e aktivitetit të tyre, pra sasitë e drogës që vijnë në Itali të drejtuara nga këta persona. Por edhe njëherë e them që drejtuesit e këtyre organizatave kriminale janë përtej Kanalit të Otrantos, janë në Shqipëri”.

A kanë ndikuar operacionet për asgjësimin e kanabisit për rritjen e çmimit të kanabisit?
“Jemi pak a shumë në të njëjtat shifra. Nuk ka rritje domethënëse, edhe pse frenimi i ardhjes së drogës në Itali, është një frenim shumë i kufizuar. Është siç e thashë më parë, nuk është një ulje e ndjeshme e trafikut. Prej vitesh në Itali nuk vinin armë, tani kjo gjë na shqetëson pak edhe për shkak të aspektit të terrorizmit ndërkombëtar, që është në këto kohë në gjithë botën”.

Si janë marrëdhëniet mes Shqipërisë për luftën ndaj krimit?
Vlerësoj marrëdhëniet e bashkëpunimit me autoritetet shqiptare. Nuk kam asnjë tagër për t’i dhënë këshilla qeverisë shqiptare dhe duhet bërë akoma më shumë për ndalimin e kultivimit në mënyrë që sasitë e drogës të mos mbërrijnë në Itali e më pas në Europë.

Ky shkrim “Trafiku i drogës me Italinë, ende aktiv” u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748