Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Arrestohet “terroristi” që kërcënoi ministrin Tahiri, u tradhtua nga celulari

$
0
0
blerim thaci nga prizreni_1 indrit ademi_1 mjeti i gjutes me targa kosove_1 vladimir-gjuta vladimir gjuta me paruke_1 vladimir gjuta me paruke te policia e Tiranes_1

Superoperacioni

Vladimir Gjuta kapet me paruke, arrestohen edhe dy ndihmësit

I shumëkërkuari për terrorizëm Vladimir Gjuta, njeriu që akuzohet për luftë, shpërthime tritoli dhe mesazhe kërcënuese ndaj ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe familjes së tij, është arrestuar nga forcat speciale. Arratia e tij e frikshme, që kishte detyruar edhe vetë ministrin Tahiri të blindohej me forca speciale për shkak të kërcënimeve me SMS, ka marrë fund dje pasdite në hyrje të tunelit të Kalimashit, ku ishte përgatitur “pusia” nga RENEA dhe operacionet speciale, që e ndiqnin nga Tirana.

Operacioni në rrugë

Arrestimi i tij është shënuar në orën 17:30, në një zonë, ku kundërshtimi i tij nuk rrezikonte jetën e asnjë qytetari, duke pasur dyshime se ai mund të kundërshtonte me armë punonjësit e policisë. Sipas burimeve policore, Vladimir Gjuta ishte nisur nga Tirana në drejtim të Kukësit. Policia kishte siguruar të dhëna në rrugë operative, se ai do të lëvizte drejt qytetit verior, ku do të qëndronte për disa ditë. Në këto kushte, forca të shumta policore, forcat speciale si dhe ato RENEA ishin vendosur në afërsi të tunelit më herët, në pritje të ardhjes së automjetit, në të cilin udhëtonte Vladimir Gjuta. Sapo ai ka hyrë në tunel, forcat policore kanë bllokuar hyrjen dhe daljen e tij, duke ngritur grackë ndaj Gjutës. Bashkë me të është ndaluar edhe drejtuesi i automjetit, me të cilin udhëtonte Gjuta. Ai u transportua menjëherë drejt Tiranës, nën shoqërimin e forcave të shumta të policisë. Sipas të dhënave, në momentin e arrestimit, ai nuk i ka kundërshtuar forcat e policisë, megjithëse pritej që ai të ishte i armatosur, por u është bindur urdhrave të oficerëve dhe është vënë në pranga.

Zbulimi nga celulari

Burimet policore bënë me dije se zbulimi i tij ka ardhur pas një hetimi disajavor, pas dështimit të fundit për arrestimin e tij për shkak të dekonspirimit. Sipas të dhënave të besueshme, operacioni i fundit për kapjen e tij është realizuar pas mesazhit kërcënues në telefonin e ministrit të Brendshëm, kur policia mendohet se është dekonspiruar, duke mbërritur në vendin ku fshihej Gjuta vetëm pak minuta pasi ai kishte mundur të largohej që aty. Në këto kushte, policia, në bashkëpunim me Shërbimin Informativ Shtetëror kanë intensifikuar kërkimet, duke ngushtuar edhe rrethin e ndihmësve të Gjutës. Gjatë këtyre hetimeve intensive, policia ka mundur të identifikojë një numër telefoni që kishte dyshime se posedohej nga i kërkuari, pavarësisht se rezultonte i regjistruar në emër të dikujt tjetër. Në këto kushte, policia ka verifikuar lëvizjet e telefonit (sipas sinjalit të lëshuar në antenat e kompanive celulare) dhe ka mbajtur nën përgjim numrin e identifikuar. Duke kryer këto hetime, grupi i punës ka gjetur vendndodhjen e Gjutës dhe e ka mbajtur nën vëzhgim nga Tirana në drejtim të Kukësit. Pasi ëhstE siguruar zona, pikërisht në hyrje të tunelit, forcat speciale kanë ndërhyrë për arrestimin e Gjutës, i cili lëvizte me një mjet “Opel” me targa të Kosovës.

Lëvizte me paruke

Policia tha se në momentin e arrestimit, Vladimir Gjutës i janë gjetur disa dokumente të Kosovës, që mendohet se janë false dhe i mbante për t’iu shmangur kontrolleve të papritura të policisë. Për t’i shpëtuar arrestimit, ai mbante gjithashtu një paruke dhe ishte tejet e vështirë njohja e tij. Në momentin e arrestimit, mjeti  me targa të Kosovës mësohet se drejtohej nga Blerim Thaçi, 32 vjeç nga Prizreni, i cili është arrestuar bashkë me Gjutën. Po ashtu, i kërkuari shoqërohej edhe nga një mjet tjetër, Mercedes Benz, që drejtohej nga Indrit Ademi, 26 vjeç nga Kukësi. Edhe ky u arrestua nga RENEA. Sot pritet që policia të japë detaje të mëtejshme mbi këtë operacion. Mbi Gjutën rëndojnë një mori akuzash, ku më e rënda mbetet ajo e pjesëmarrjes në grupe të strukturuara kriminale. Vladimir Gjuta ishte një ndër shtatë personat që nuk u arrestuan dot, pas zbulimit të grupit që vendosi tritolin në farmacinë e Bashkim Tahirit, babait të ministrit të Brendshëm. I shpallur në kërkim ndërkombëtar, Gjuta mendohej se vazhdonte të fshihej në kryeqytet. Për disa muaj me radhë u kontrolluan ambiente, ku dyshohej se ai mund të fshihej, por pa rezultat. Policia mendoi që të kryente arrestimin e tij ditën kur do të lëvizte nga kryeqyteti. Ndaj dhe mesditën e së enjtes u vu në ndjekje të tij, që nga kryeqyteti, dhe kreu arrestimin brenda në tunelin e Kalimashit, pak pasi Gjuta ishte futur në të. Re. Rre.

Ky shkrim Arrestohet “terroristi” që kërcënoi ministrin Tahiri, u tradhtua nga celulari u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>