Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Pas Durrësit, KQZ nuk vendos as për Vorën

$
0
0

Debate të ashpra në mbledhje. LSI, Fejzo: Absurde, në 45 m2 jetojnë 25 veta

HERION MESI

KQZ mbledhje_1Ashtu si me kërkesën e Partisë Demokratike për të çregjistruar votuesit e importuar në Durrës dhe Kavajë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nuk ka mundur të zgjidhë problemin e votuesve fiktivë dhe në Bashkinë e Vorës. Ashtu si një ditë më parë, edhe në mbledhjen e djeshme anëtarët e KQZ-së nuk morën asnjë vendim mbi kërkesën e Lëvizjes Socialiste për Integrim, për çregjistrimin e 600 votuesve të importuar për qëllime elektorale, duke ia lënë këtë proces në dorë organeve të drejtësisë, të cilët prej ditësh kanë nisur hetimet për këto çështje. I gjendur në këtë situatë “ngërçi”, komisioni vendosi të presë dhe raportin e auditit të Drejtorisë së Gjendjes Civile, për t’ia referuar çështjen dhe Prokurorisë, ndonëse tashmë kjo dosje po hetohet nga organi i akuzës. Por pavarësisht mungesës së një vendimi, shqyrtimi i kërkesës së LSI-së do të shkaktonte debate jo vetëm mes përfaqësuesve ligjorë partiakë, por dhe mes anëtarëve të KQZ-së, të cilët gjithashtu janë propozuar nga të dyja kampet politike. Përfaqësuesi ligjor i LSI-së në KQZ, Dritan Fejzo, deklaroi se ka prova për shtimin e 650 personave në Vorë, brenda harkut kohor 2014-2015. Duke argumentuar pretendimet e partisë që ai përfaqëson, Fejzo tha se është vërtetuar se në banesën e shtetasit M.S votojnë 14 persona, gjithsej 4 familje në një banesë prej 45 m2. Një tjetër rast, sipas tij, ishte ai i banesës së shtetasit P.B, krahas tij banojnë edhe 2 familje të tjera në një sipërfaqe prej 66 m2. Gjithashtu, ai u shpreh se ka qenë kryebashkiaku i Vorës, Fiqiri Ismaili, ai që ka lëshuar ambiente me qira. “Kërkojmë nga ana juaj marrjen e një informacioni nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, e cila është në pritje të raportit përfundimtar të auditit, të hartuar për këtë çështje. Përfundimisht, kërkojmë çregjistrimin e personave të regjistruar në Vorë”, tha Fejzo. Pasi prezantoi edhe të tjera raste, Fejzo iu përgjigj interesimit të anëtarëve të KQZ-së, të cilët kërkuan të dinin burimet e këtyre informacioneve. “Informacionet janë të besueshme nga strukturat tona, krahasimet janë bërë me listat e afishuara nga gjendja civile në 2013 dhe ato të bëra në 2015. Verifikuam që 20 veta banojnë në një apartament 45 metra katrorë”, tha juristi i LSI-së. Por përfaqësuesi i PD-së, Njazi Kosovrasti, deklaroi se provat e paraqitura nga LSI-ja nuk janë të mjaftueshme dhe siç tha ai, KQZ-ja nuk mund të investohet për këtë problem, ndërsa subjekti zgjedhor LSI ka vepruar drejt kur ia ka përcjellë çështjen Prokurorisë. “Nuk ka asnjë material që të verifikojë thëniet e njërit apo tjetrit, të thënat e strukturave të partisë nuk i gjej normale. Ne s’na intereson në shtëpinë e kujt ka vajtuar qytetari, duam të dimë nëse është banesë, ka kontratë blerje apo qiraje”, tha ai. Për demokratët, edhe pse janë pro hetimit, rasti i Vorës nuk është i ngjashëm me importin e votuesve në Durrës e Kavajë, pasi sipas tyre trendi i zhvendosjes së votuesve është në nivele normale. “Lëvizjet prej 56 votuesish në Vorë është gjëja më normale. Treguesit janë nën mesataren e rajonit për Bashkinë e Vorës, edhe 56 po të jenë në mënyrë të jashtëligjshme”, tha Kosovrasti.

Ky shkrim Pas Durrësit, KQZ nuk vendos as për Vorën u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>