Aleanca për Shqipërinë Europiane ka zhvilluar sot një miting përmbyllës elektoral në bashkinë e Devollit. Në fjalën e tij me këtë rast, kryeministri i vendit, Edi Rama u ka bërë thirrje banorëve për pjesëmarrje masive në këto zgjedhje, të cilat siç tha nuk janë për politikën në Tiranë, por janë zgjedhje për familjen dhe për marrëdhëniet me komunitetin në shtëpinë e përbashkët që është bashkia.
Rama tha se këto zgjedhje janë të rëndësishme veçanërisht për fshatin, që deri më tani merrte vetëm lëmosha, që nuk mund të bënin asgjë për të përmirësuar jetën e tyre, ndërsa pas 21 qershorit, familja në fshat që ka nevojë për mbështetje do të ketë derën e hapur të bashkisë së re dhe të administratës së bashkisë.
“PS dhe LSI e kthyen ne një ligj historik ligjin e tyre për të çuar 50 për qind gra dhe vajza në kuvendet vendore, që është një garanci e madhe për ta mbajtur shtëpinë e përbashkët, bashkinë e përbashkët të devollit në drejtimin e duhur, siç janë gratë dhe vajzat garanci në çdo shtëpi dhe familje që të jenë në drenimin e duhur, do të jenë garanci edhe për shtëpinë e përbashkët. Këto zgjedhje kanë një rëndësi të madhe sidomos për fshatin, që ka marrë shumë pak investime për shkak se komunat kanë qenë shumë të vogla. Historia e lëmoshave merr fund më 21 qershor, familja në fshat që ka nevojë për mbështetje do të ketë derën e hapur të bashkisë së re dhe të administratës së bashkisë, pasi pas 21 qershorit do t’i japim mundësi të reja financiare të gjitha bashkive të reja”, tha Rama.
17 qershor 2015 (gazeta-Shqip.com)
Ky shkrim Rama në Devoll: Historia e lëmoshave për fshatin mbaron më 21 qershor, do kenë mbështetjen e bashkisë u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.