Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Informaliteti, procedohen penalisht 8 inspektorë tatimesh në Fier e Korçë

$
0
0

tatimet aksionNë kuadër të aksionit të nisur prej ditësh nga qeveria në luftën kundër informalitetit, në Fier dhe në Korçë janë ndaluar 8 inspektorë tatimesh për veprën penale “shpërdorim detyre”.

Sipas një njoftimi të policisë, në Fier janë ndaluar 2 inspektorë dhe një administrator i një subjekti që fshihte të ardhurat.

Bëhet fjalë për shtetasit Bledar Velaj dhe Ermira Sali, të dy me detyrë inspektorë. Ndërkohë është proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe drejtori i drejtorisë rajonale të tatimeve.

Ndërsa në Korçë, do të ndiqen penalisht 6 inspektorë tatimesh, të cilët ishin me detyrë në grupin e verifikimit në terren, si dhe janë proceduar 3 ish-punonjës të tatimeve. Po ashtu, do të procedohet në gjendje të lirë pronari i një hoteli për fshehje të ardhurash, DH.L., 61 vjeç.

11 shtator 2015 (gazeta-Shqip.com)

Ky shkrim Informaliteti, procedohen penalisht 8 inspektorë tatimesh në Fier e Korçë u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>