Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Skema e marrjes së ryshfetit në Gjykatën e Lezhës

$
0
0

“Fiks Fare”

Biseda e avokatit me dy të pandehurit për “kushtin”. Ndarja e parave prej 200 mijë lekësh

Fiks-Fare-gjyqtarja-rryshfet-6_1“Fiks Fare” tregoi dje me pamje të gjithë këtë skemë, që nga ankesa e dy qytetarëve nënë e bir, që ishin të pandehur në çështjen penale që u shqyrtua nga gjyqtarja Parashqevi Ademi, pazarin e bërë nga avokati Gjovalin Noka që kërkon 200 mijë lekë të reja në emër të gjyqtares, seancën gjyqësore, dorëzimin e parave tek avokati dhe vënien në pranga nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Pas pazarit të bërë në zyrën e tij, avokati Noka kërkon 200 000 lekë të reja, në këmbim të një vendimi të favorshëm gjyqësor për dy klientët e tij, M. P. dhe A. P., të dy nënë e bir. Avokati, paratë i kërkon në emër të gjyqtares, madje përsërit disa herë se ka folur me gjyqtaren Ademi, e cila i ka premtuar se do të pranojë gjykimin e shkurtuar për këta dy të pandehur dhe do të japë një vendim, duke i dënuar me kusht. Pra do të pezullohej dënimi me burg, duke kryer punë në interes publik.

Ky pazar bëhet që dy të pandehurit t’i shpëtonin dënimit me gjobë, pasi gjendja e tyre financiare nuk mund ta përballonte shlyerjen e një detyrimi të tillë ndaj shtetit. Avokati i përsërit disa herë të pandehurit që të mos bisedojnë me njeri shumën që ai u ka kërkuar për gjyqtaren. I mëson sesi duhet të sillen në sallën e gjyqit, ku nuk duhet të kundërshtojnë gjyqtaren dhe të lënë vetëm avokatin e tyre të flasë. Pas rënies dakord për pagesën e shumës prej 200 000 lekësh të reja, avokati me dy klientët e tij nisen drejt Gjykatës së Lezhës, ku do të zhvillohej seanca gjyqësore e radhës. Gjatë kësaj seance gjyqësore, gjyqtarja Parashqevi Ademi pranon kërkesën e avokatit të të pandehurve për gjykimin e tyre të shkurtuar. Pas pranimit të kësaj kërkese, gjyqtarja e shtyn seancën e radhës më 11 qershor, në orën 11:30, për t’i dhënë kohë prokurorit të çështjes që të përgatisë konkluzionet e tij. Dy të pandehurit rikthehen më 11 qershor përsëri në zyrën e avokatit Noka, një orë përpara fillimit të seancës gjyqësore. Në zyrë ata i dorëzojnë shumën e parave që u ka kërkuar në këmbim të vendimit të gjykatës, për të cilin kishin rënë dakord. A. P. i numëron në zyrë avokatit shumën prej 200 mijë lekësh të reja, të cilat avokati i merr. Dy qytetarët i kërkojnë edhe një herë avokatit që t’i sqarojë se a është i sigurt dënimi me kusht. Ai u pohon se e ka biseduar me gjyqtaren dhe se kanë rënë dakord që do të përfitojnë dënimin me kusht.

Pas dorëzimit të shumës së kërkuar tek avokati, ata janë drejtuar për në Gjykatën e Shkallës së Parë të Lezhës, ku është zhvilluar seanca gjyqësore. Në fund të kësaj seance, rezultoi se gjyqi ka përfunduar dhe se nënë e bir janë dënuar me kusht nga gjykata. Gjyqtarja Ademi vendosi dënimin me 80 orë pune në komunitet për të pandehurin dhe nënën e tij, edhe ajo pjesë e procesit. Menjëherë pas dhënies së këtij vendimi, pasi avokati është kthyer në zyrën e tij, ka ndërhyrë Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila ka vënën në pranga avokatin e më pas gjyqtaren e çështjes.

 

Dorëzimi i parave në zyrën e avokatit Gjovalin Noka

Avokati: I numërojmë mo.

Qytetari: Numëroi dhe ti pastaj (numëron lekët) 1 milion (të vjetra) nji tu.

Avokati: Vazhdo se të kuptova.

Qytetari: 1, 2, 3, 4 … (numëron lekët) 40 (prerje 20 000 të vjetra)

Avokati: 80.

Qytetar: Herë 2, 800, 800 po. 1, 2, 3, 4, 5 … 20 (prerje 10 000 të vjetra) i thonë 2 milionë. Numëroi dhe ti njëherë!

Avokati: A i kena numëru, jena në rregull.

Qytetari: Jo mo jo që të jesh dhe ti … s’e mos dalin mangët a diçka?

Avokati: Mos e vrit mendjen.

Qytetari: Në rregull ok, tani …

Qytetarja: Po kushtin?

Avokati: Ëëëë?

Qytetarja: Kushtin e kena?

Avokati: Të garantume. Unë kam hallin tjetër.

Qytetarja: Kë?

Avokati: Se për kushtin është i djegun.

Qytetarja: I djegun ëëë …

Avokati: Po i djegun.

Qytetarja: Ëëë në rregull.

Avokati: Unë kam hallin tjetër a me bë orë pune a jo, mos me ken i lidhun djali. Është e vdekun që kushtin e ke në xhep.

Ky shkrim Skema e marrjes së ryshfetit në Gjykatën e Lezhës u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>