Deputeti socialist, Erjon Braçe ka shprehur qëndrimin e tij kundër projektligjit të qeverisë për taksimin me 5 për qind të pagave minimale. Përmes një postimi në faqen e vet zyrtare në Facebook, Braçe, njëherësh kreu i komisionit të ekonomisë, shprehet se propozimi për shkallen e re te tatimit te te ardhurave nga puna hedh poshtë nje nga pikat me te rendesishme te programit të qeverisë, elementin kyç – tatimin progresiv të të ardhurave nga puna, qiratë, depozitat, dividentet, aksionet, kapitali ne përgjithësi.
Sipas Braçes, qeveria nuk ka nevoje të ndryshojë ne nivelin e poshtem tatimin mbi te ardhurat nga puna, pasi paratë për të ardhurat në buxhet nuk gjenden tek rrogat e ulëta, por gjetkë.
Postimi i Braçes në Facebook
Unë mendoj se ne nuk kemi nevoje te ndryshojme ne nivelin e poshtem tatimin mbi te ardhurat nga puna!! Thjesht; ne kemi nevoje te mbledhim tatimet e taksat! Vetem kaq! Deshtimi per te bere kete nuk mund te na ktheje pas, ne tatime te reja e te rritura per punetoret! Nuk ka para aty! Parate apo te ardhurat per buxhetin jane gjetke! Ato duhet te mbledhim! Duhet vullnet politik, ligjshmeri e disipline fiskale! Nuk di cili eshte eksperti qe ka hedhur ne publik shkallen e re te tatimit te te ardhurave nga puna. Por di te them qe ai “propozim” (nese ekziston), hedh poshte nje nga pikat me te rendesishme te programit tone, elementin kyc -tatimin progresiv te te ardhurave nga puna, qirate, depozitat, dividentet, aksionet, kapitali ne pergjithesi. Siç eshte nuk u zbatua i plote!! Por, kjo nuk do te thote qe edhe nje here tatimi te ndryshoje per pjesen e te ardhurave nga puna. Siç ishte dy vite me pare-per 8 vite me radhe, natyrisht qe i ndihu pabarazise; ështe shume e qartë. Norma e fitimeve nga kapitali eshte shume me e madhe se norma e fitimeve nga puna. Gjithnje! Ndaj, une jam kunder kesaj skeme qe po lexoj.
Ne ane tjeter; mosmbledhja e tatimeve dhe taksave po ndikon ndjeshem ne pabarazi!! Parate qe nuk mblidhen, pasurojne gjithnje nje grusht njerezish, nje grusht kompanish. Ndaj tani duhet vendosur qarte; Çdo te behet me fitimet nga nafta, prodhimi e perpunimi; cdo te behet me evazionin dhe mashtrimet-per mua shume shume te madh, ne kete industri, gjithe zinxhirin qe e ka burimin atje.
Cdo te behet me fitimet nga mineralet e tjera, krom, baker, ar etj, prodhimi e perpunimi; cdo te behet me evazionidhe mashtrimet-per mua te llahtarshem, ne kete industri, gjithe zinxhirin qe e ka burimin atje. Mbi te gjitha; Çdo te behet me vjedhjet ne te dyja keto dege! Per mua, vjedhjet jane te medha ne nafte e minerale dhe ky eshte krim penal. Me tej, çdo te behet me te ardhurat nga kapitali, qirate prej pasurive te patundshme, dividentet, aksionet, ku evazioni dhe mashtrimet jane te medha. Ne fund; ëshë e papranueshme qe evazioni te kthehet ne biznes ne dogana; eshte shume i madh deficiti atje; E di qe ka shkaqe te tjera, pertej evazionit, por se pari duhet ti japim fund abuzimit te cilitdo doganieri apo grupi doganieresh, menjehere.
7 gusht 2015 (gazeta-Shqip.com)
Ky shkrim Braçe kundër taksimit të pagave minimale: Paratë për të ardhurat në buxhet janë gjetkë u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.