Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Zgjedhjet për kreun e LSI, Meta kandidon përballë Rrokajt

$
0
0

Luan RamaMe 9 nëntor Lëvizja Socialiste për Integrim do të votojë për kryetarin e ri të saj. Vendimin e bëri publik Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Luan Rama pas mbledhjes së Kryesisë. Ai tha se këto zgjedhje do të zhvillohen me pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve të LSI në të gjithë vendin duke respektuar me rigorozitet parimin një anëtar një votë

“Në këtë mbledhje u vendos që zgjedhjet për kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim të mbahen në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, ditën e diel me 9 nëntor 2016. Mbledhja rikonfirmoi vendimin që këto zgjedhje do të zhvillohen me pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve të LSI në të gjithë vendin duke respektuar me rigorozitet parimin një anëtar një votë.

Kryesia vendosi që deri me datën 30 shtator 2016 të jetë afati i regjistrimit të kandidaturave për kryetar të LSI mbi bazën e parimeve dhe kritereve që janë vendosur për këtë gjë dhe që miratoi Kryesia. XNë këtë mbledhje të Kryesisë, kryetari i LSI,  Ilir Meta konfirmoi kandidaturën për kryetar të LSI. Ndërkaq dhe anëtari i Kryesisë, njëkohësisht edhe kryetari i LSI për Tiranën Shezai Rrokaj shpalli kandidaturën për kryetar i LSI”.

16 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>