Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Vetëplagosja aksidentale e 17-vjeçarit, policia zbardh ngjarjen (Video)

$
0
0

pistoletaPolicia e Tiranës  jep detaje në lidhje me vetëplagosjen nga pakujdesia të 17-vjeçarit R.M., duke bërë të ditur gjithashtu se e ka arrestua rsë bashku me shokun e tij bashkëmoshatar, shtetasin M.Xh.

Arrestimi i adoleshentëve u bë  pasi sot, rreth orës 12.30 të paradites, në ambientet e brendshme të një  lokali në rrugën “Xhorxh Ë. Bush”, shtetasit R.M dhe M. Xh kanë qenë  të ulur në katin e tretë në një tavolinë të këtij lokali dhe për një moment shtetasi R.M.,  ka hapur çantën e tij personale, ku brenda të cilës kishte një pistoletë të llojit “TT”, të cilën e mbante pa lejen e organeve kompetente dhe nga pakujdesia si pasojë  e një shkrepje të pa vullnetshme është vetë-plagosur në këmbën e majtë, pa rrezik për jetën.

Ndërkohë shoku i tij me të cilin ishte në tavolinë shtetasi M. Xh, ka marrë  armën dhe është larguar. Nga ana e shërbimeve të policisë është bërë e mundur kapja e shtetasit M. Xh, si dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i pistoletës tip “TT”.

Materialet i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje të armëve luftarake dhe municionit”,  për shtetasin R.M dhe për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “ Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, për shtetasin M. XH.

16 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>