Partia Demokratike ka mbledhur sot grupin parlamentar, për të diskutuar për humbjen në zgjedhjet vendore të Dibrës. Eduart Selami ka kritikuar mënyrën e të zgjedhurit të kandidatit për Bashkinë Dibër. Sipas tij Sherefedin Shehu nuk u zgjodh nga Këshilli Kombëtar. Ndërkaq, ai kërkoi që të bëhet një analizë e pastër e gjetjes së arsyeve të humbjes.
“Këshilli Kombëtar, nuk zgjodhi kandidatin. Duhet bërë analizë e pastër për humbjen. Pse duheshin aletë ata që kanë qenë kundër PD-së. Të thirret Këshilli Kombëtar, për ta analizuar zgjedhjet. Nuk mund t’i largohemi përgjegjësive. Partia Demokratike nuk është pronë personale e Lulzim Bashës por një pasuri kombëtare. Katër humbje radhazi dhe nuk është bërë asnjë analizë serioze. Duhet bërë analizë e pastër për humbjen”, tha Selami.
Të njëjtën linjë ka ruajtur edhe deputetja Majlinda Bregu “Nuk duhet tu largohemi përgjegjësive. Duhet të flasim hapur me njëri-tjetrin. Të flasim hapur se jemi në konfuzion total. A e di Z. kryetar që degët tona janë në bjerrje totale?”, tha edhe ajo.
14 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)