Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Krimet e Rënda, 50 vite burg për grupin e gjobëvënësve në Tiranë

$
0
0
Pajtim Serjani
Pajtim Serjani

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 50 vite burg në total vjet anëtarët e një grupi kriminal, të akuzuar për gjobëvënie dhe kanosje ndaj një biznesmeni të kafesë në Tiranë.

Me 7 vjet burg janë dënuar Pajtim Seriani, i njohur si miku i Emiljano Shullazit dhe Ditmar Reçi, ndërsa me 8 vjet është dënuar Genc Ferhati.

Për bashkëpunëtorët e tjerë të grupit, Krimet e Rënda dhanë 7 vjet burg për Arben Haxhihysenin, Arjanit Lulin, Klevis Kardashin dhe Elvis Karolin.

Për këtë të fundit dhe Haxhihysenin, vendimi u dha në mungesë pasi janë shpallur në kërkim nga policia. Grupi është arrestuar pas denoncimi të një biznesmeni të kafesë në kryeqytet.

Prokuroria për Krime të Rënda, pasi përfundoi hetimet, dërgoi për gjykim 7 personat që i vunë gjobë tregtarit të kafes, ku një ndër gjobëvënësit ishte Genc Ferhati, i cili lidhej me skype nga burgu. Julian Bregu, aksioner i firmës “Enti 08”, që merret me importimin e kafesë nga Italia ka bërë kallëzim se në 6 shkurt 2015, rreth orëve të drekës, shoku i tij, Arjanit Luli, i ka telefonuar dhe e ka ftuar për të pirë kafe.

Te bar “Divina” në afërsi të Liqenit Artificial Tiranë, Arjanitin e ka telefonuar Elvis Karoli, i cili erdhi bashkë me Klevis Kardashin. Ata fillimisht kanë biseduar gjëra të përgjithshme, por më pas  Karoli i ka thënë Arjanitit se dispononte çelësat e një apartamenti në afërsi të Kodrës së Diellit.

14 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>