
Sipas dokumenteve që disponon gazeta “Shqip”, fondi limit është 131,833,133 lekë pa TVSH. Burimi i financimit është vënë në dispozicion me vendimin e këshillit bashkiak “Për miratimin e programit buxhetor afat-mesëm 2016 – 2018 dhe detajimin e buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2016”.
Mësohet se afati për kryerjen e punimeve është 10 muaj kalendarike duke nisur nga dita e lidhjes së kontratës. tenderi do të bëhet më 30 shtator.
Në dokumente thuhet se dy segmentet e rrugëve që janë marrë në studim, gjenden në veri perëndim të njësisë Bashkiake Farkë, janë rrugë lokale të para nga pikëpamja urbane.
Rrugët kufizohen nga lindja me aksin kryesor të rrugës “Kolegji Kristal – Dyqanët Selitë”, nga veriu me lagjen Selitë, nga jugu me Kodrën e Diellit dhe nga perëndimi me kodrat e Selitës. Kjo rrugë karakterizohet nga një dëndësi të lartë popullsie për shkak të shumë ndërtimeve të larta që kanë nisur të ndërtohen me shpejtësi. Një nga problemet që nuk është zgjidhur definitivisht është infrastruktura në këto rrugë.

9 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)