Hije të reja dyshimi për identitetin e saktë të viktimave. Mësohet se piloti në bordin e avionit quhej Francesco Montagnieri. Po ashtu, bashkudhëtarë kanë qenë edhe tre shtetas të tjerë italian, mes të cilëve edhe një femër. Emrat e tjerë janë Dario Bastasin, Luka Dalle Mile. Kurse, shtetasja femër quhet Ilaria Berti.
Mediat italiane thonë se emri i viktimës së gjashtë është Angelo Callegari, ndërkohë që rrëzon mundësinë e dy viktimave kosovare.
Sipas të dhënave nga “Tgcom”, vetëm Visar Begaj është shtetasi kosovar që ka humbur jetën në këtë fatkeqësi. Ndërkaq, mësohet se Fazli Begaj, vëllai i viktimës, Visar Begaj, është shëndosh e mirë dhe gjendet në Itali. Ata janë nga Banja e Malishevës. Sot pritet të zbardhen zyrtarisht detajet.
7 shtator 2016 (gazeta-Shqip.com)