Për Angela Merkel “burka është një pengesë për t’u integruar. Për mendimin tim, në Gjermani, një grua plotësisht e mbuluar, ka pak mundësi për t’u integruar, – nënvizon kancelarja. – Është një çështje politike dhe gjyqësore ndaj zgjidhja e ministrit të Brendshëm Thomas de Maiziere, ka mbështetjen time të plotë”.
Ndalimi i mbajtjes së burkës nuk do të ishte total, por nuk do të lejohet në zyrat publike, manifestime dhe në drejtimin e makinës.
Kështu, Merkel është përfshirë në debatin e ndezur në Gjermani për mbajtjen e burkës, veshja femërore myslimane që mbulon plotësisht trupin dhe fytyrën.
Ndërkohë vetë ministri De Maiziere, i partisë kristian-demokrate, ka përjashtuar një ndalim total të mbajtjes veshur të burkës, duke e cilësuar në kundërshtim me parimet kushtetuese.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se terrorizmi islamik i militantëve të IS-it nuk është një problem që ka hyrë në Gjermani me refugjatët. Ajo këtë deklaratë e ka bërë një mitingu zgjedhor në qytezën e Neustrelitz, ku po përkrahë kandidatët e partisë së saj të Kristian Demokratëve për zgjedhjet vendore. Ajo ka thënë se ky problem ka qenë i pranishëm në Gjermani edhe para ardhjes së refugjatëve nga Siria dy viteve të fundit. “Fenomeni i terrorizmit islamik apo i Shtetit Islamik nuk është fenomen që erdhi së bashku me refugjatët. Këtë problem e kemi pasur brenda. Kjo e bënë punën e forcave të sigurisë të nevojshme duke pasur lidhje ndërkombëtare sepse ndryshe nuk mund t’i luftojmë ata”, ka thënë Merkel
18 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)