Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Vrau turistin rus me skaf në det; arrestohet 44-vjeçari

$
0
0
Skafi Skaf 2

Policia e Vlorës  ka arrestuar në flagrancë për “Vrasje nga pakujdesia”, shtetasin Fatmir Kuçi, 44 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pasi ditën e djeshme rreth orës 11:00, në zonën bregdetare të quajtur “Livadh” i Himarës, ky shtetas duke drejtuar mjetin lundrues tip skaf-plastik me mbishkrimin “Black Arrow”, dyshohet se ka dëmtuar aksidentalisht shtetasin Rus D.K., i cili ka gjetur vdekjen për shkak të plagëve të marra, në spitalin e Himarës.

Policia ka sekuestruar dhe konfiskuar 2 mjete lundruese në përdorim dhe në pronësi të Kuçit; mjetin lundrues skaf-plastik me mbishkrimin “Black Arrow”, 11.73 m i gjatë dhe 3.20 m i gjerë, me 3 motorë – 275 KF secili dhe mjetin lundrues motor-deti me emrin “Viktoria-3”, pa dokumentacion përkatës.

4 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>