Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Zhbllokohet ligji i ri i Policisë së Shtetit

$
0
0

Qeveria miraton aktet normative që “mbanin peng” ligjin prej 16 muajsh. Problematikat e krijuara dhe “mbrojtja” e ish-drejtorit Didi

didi-tahiriMe “marrjen në mbrojtje” të ish-kryepolicit Artan Didi, qeveria shqiptare praktikisht zhbllokoi aktet normative që duhet të bënin plotësisht të zbatueshëm ligjin e ti të Policisë së Shtetit. Prej marsit të vitit të kaluar këto akte kërkonin miratimin e Këshillit të Ministrave, në mënyrë që ligji nr.108/2014 “Për Policinë e Shtetit” të aplikohej në tërësinë e tij. Në mungesë të kryeministrit Rama, zv/kryeministri Niko Peleshi ka firmosur dje trajtimin e veçantë të Artan Didit, të cilin e bazon në Kushtetutë në ligjin e policisë ligjit nr.108/2014, “Për Policinë e Shtetit”, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave.

“Ngërçi” për aktet

Prej 16 muajsh policia operonte sipas ligjit të ri, por mosplotësimi i akteve shoqëruese normative, kishte krijuar një “kaos” që lidheshin drejtpërdrejt me funksionimin e strukturës. Më problematike situata paraqitej tek dhënia e gradave, emërimet dhe pranimet e reja. Përgjatë vitit të kaluar gazeta “Shqip” ka publikuar më shumë se 5 artikuj që lidheshin me këtë problematikë. Aty trajtohej gjerësisht se si “papërshtatshmëria” ishte gjetur si term për largimin e disa punonjësve, apo si “SHKB”-ja hetoi disa raste emërimesh. Dy konkurse të fshehta për gradat apo rreziku i largimit të 2 mijë oficerëve gjithashtu ishin disa nga tematikat e trajtuara dhe që kishin lidhje drejtpërdrejt me mosmiratimin e këtyre akteve normative.

Vendimi për Didin

Në VKM-në e sotme thuhet se Drejtori i Policisë së Shtetit, pas përfundimit të mandatit, gëzon trajtim të veçantë për: Ruajtje të afërt fizike; Ish-Drejtori i Policisë së Shtetit përfiton ruajtjen e afërt fizike, me shoqërues personal, për 2 vjet. “Shoqëruesi, që merret me ruajtjen e ish-Drejtorit të Policisë së Shtetit, është punonjës i strukturave policore për mbrojtjen dhe sigurimin e personave me cilësi të veçanta”- thuhet në VKM. Po ashtu, Policia e Shtetit merr përsipër caktimin e automjetit, të limitit të furnizimit me karburant dhe riparimin e saj. “Kur paraqiten rrethana që rrezikojnë jetën e tij dhe të familjes, i sigurohen pjesëtarët e familjes dhe banesa, për aq kohë sa ekziston ky rrezik”- nënvizon qeveria. Por përveç garantimit të ruajtjes fizike, qeveria parashikon edhe trajtim financiar për kurim të ish-krerëve të uniformave blu, në një mbulim të plotë të të gjitha shpenzimeve në rast se ai/ajo sëmuren brenda dy viteve nga largimi i tyre nga detyra. “Ish-Drejtori i Policisë së Shtetit, në rast sëmundjeje, brenda 2 (dy) viteve pas lirimit nga detyra, përfiton trajtim financiar për kurim në institucionet e kujdesit shëndetësor në vend ose jashtë vendit. Shpenzimet për kurim në masën 100 për qind përballohen nga fondet e Policisë së Shtetit”- thuhet në VKM. Po ashtu në vendimin e saj, qeveria sqaron se ish-kreu i Policisë së Shtetit, pas lirimit nga detyra ka përparësi për emërimin në funksione këshillimore apo funksione pedagogjike. “Drejtori i Policisë, pas përfundimit të afatit të qëndrimit në detyrë, në interes të shërbimit të rendit e të sigurisë publike, mund të kryejë funksione të këshilltarit të personave që kryejnë funksione kushtetuese apo funksione të tjera këshillimore ose pedagogjike”- thuhet në VKM.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>