Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

‘Summer 2016’, sekuestrohen 5,1 kg heroinë, në pranga 2 persona, në kërkim 2 të tjerë

$
0
0

kokaPolicia e Tiranës ka kryer një tjetër goditje kundër trafikimit dhe shitjes së lëndëve të forta narkotike duke arrestuar 2 persona, shpallur në kërkim 2 të tjerë dhe kapur rreth 5.1 kg heroinë.

Operacioni i koduar “Summer 2016” u finalizua sot rreth orës 15:30.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Policinë e Tiranës arriti përmes një hetimi intensiv 2-mujor në bashkëpunim me Prokurorinë  e rrethit gjyqësor Tirane, të dokumentojë veprimtarinë kriminale dhe të arrestojë në flagrancë 2 shtetas për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim” si dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”.

Të arrestuar janë shtetasit:

–    Fadil Bami, lindur dhe banues në Nikel të Krujës, dhe

–    Eduart Gjata, 39 vjeç, banues ne Tiranë.

Arrestimi i tyre u krye në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, ku rezultonte se shtetasit Fadil Bami dhe Eduart Gjata në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin aktivitet kriminal të shitjes së lëndëve narkotike, kryesisht Heroinë, në zonën e ish-Parkut të Autobusëve dhe Unazës së Re, në kryeqytet.

Nisur nga këto rrethana, agjentet e operacioneve speciale dhe antidroges, te cilet i mbanin nën vëzhgim të dyshuarit, i ndaluan në një lokal në brendësi të nje kompleksi pallatesh të te reja ne zonen e ish parkut ne momentit qe po kryenin shkembimin e shitjen e lendes narkotike.  Nderkohe ne kerkim jane dhe dy bashkepunetore te tjere te cilet jane te identifikuar nga ana jone.

Nga kontrolli i ushtruar në çantën që kishin me vete u konstatuan 10 pako të mbështjella me natriban me ngjyrë kafe dhe qese plastmasi transparente, me  lëndë narkotike te dyshuar Heroinë.

Lënda narkotike e sekuestruar në kuadër të këtij operacioni në tregun europian shkon në vlerën rreth gjysmë milion euro.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Fadil Bami, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik dhe dy krehra me fishekë, gjithashtu u sekuestrua edhe 1 automjet tip “Volswagen”.

Materialet e  mësipërme do t’i dërgohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprat penale“Prodhim dhe shitje e lëndëve  narkotike në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajte pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

 

2 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>