Gjykata e Apelit për Krime të rënda rrëzoi sot kërkesën e Prokurorisë dhe vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për të mbajtur në burg 4 punonjësit e aeroportit të Rinasit, të arrestuar për grabitjen e 1 mln eurove 1 muaj më parë.
Këta persona u arrestuan me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Pas vendimit të Apelit, të arrestuarit janë pa masë sigurie, dhe në këto kushte ata pritet të kërkojnë lirimin në Gjykatën e Shkallës së Parë e cila më herët kishte caktuar ndaj tyre masën e sigurisë arrest me burg.
2 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)