Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Ministri i Brendshëm gjerman: Turp që 40% e azilkërkuesve vijnë nga Ballkani

$
0
0

thomas-de-maiziereMinistri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere kërkon masa më të forta kundër azilkërkuesve nga vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në një intervistë dhënë për “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, De Meiziere thotë se është turp për Gjermaninë dhe për gjithë Europën që 40 për qind e kërkesave për azil mbërrijnë nga vende të Ballkanit Perëndimor.

Ai thotë se së shpjeti do të paraqesë në Parlament një ligj që do të zgjerojë kategorinë e vendeve të sigurta të origjinës.

“Është e pakuptueshme për gjermanët kur shohin që në vend të personave që vijnë nga zona lufte, azili u jepet personave nga Kosova dhe Shqipëria”, thotë De Maiziere.

Në listën e vendeve që do të kategorizohen si vende të sigurta origjine, e për pasojë do të refuzohen kërkesat për azil, janë Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi. “Der Spiegel” raporton se për këtë Berlini ka marrë mbështetjen e Kosovës. Sipas gazetës gjermane, vetë kryeministri Isa Mustafa i është përgjigjur interesimit të eurodeputetëve.

“Ne mbështesim kategorizimin e Kosovës si një vend i sigurt origjine”, thuhet në përgjigjen e Mustafës.

Shqipëria, Mali i Zi dhe Kosova janë tre vendet e Ballkanit që nuk bëjnë pjesë në ato vende që ligji gjerman i njeh si vende të sigurta origjine. Një vit më parë, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia dhe Serbia u hoqën nga lista e vendeve jo të sigurta origjine.
18 korrik 2015 (gazeta-Shqip.com)/TCH

 

Ky shkrim Ministri i Brendshëm gjerman: Turp që 40% e azilkërkuesve vijnë nga Ballkani u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>