Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Tiranë, plagoset me armë zjarri 29-vjeçarja. Ishte ulur në lokal me burrin dhe foshnjën

$
0
0
Cifti i lokalit
Rezarta Laknori, e plagosura te “Don Bosko”, me bashkëshortin e saj Julian Laknori

Një vajzë 29-vjeçare është plagosur sot në mesditë në zonën e “Don Boskos” në Tiranë. Policia bën me dije se vajza e quajtur Rezarta Laknori, është plagosur me armë zjarri në një lokal.

Sipas burimeve akoma jo zyrytare, e reja është qëlluar rreth 8-10 herë me pistoletë kur është ngritur nga lokali, ndonëse dyshohet se nuk ka qenë ajo objektiv i atentatit.

Vajza është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Don Bosko
Lokali ku u qëllua 29-vjeçarja te “Don Bosko”

Policia, e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje, nuk jep detaje për arsyet e kësaj plagosjeje, por dëshmitarët thonë se autorët kanë qenë 3 persona të maskuar dhe me dy motora. Dyshohet se e plagosura ka qenë në praninë e të shoqit dhe të foshnjës, e cila për fat të mirë nuk ka pësuar dëmtime.

Paraprakisht mendohet se objektiv i utorëve ka qenë bashkëshorti i 29-vjeçares.

Kanë qenë banorët e zonës që kanë dëgjuar të shtënat me armë zjarri dhe menjëherë kanë njoftuar forcat e rendit.

17 korrik 2015 (gazeta-Shqip.com)

Ky shkrim Tiranë, plagoset me armë zjarri 29-vjeçarja. Ishte ulur në lokal me burrin dhe foshnjën u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>