Bundestagu gjerman voton nisjen e bisedimeve për planin e shpëtimit të Greqisë. Deputetët gjermanë kanë votuar pro marrëveshjes, e cila është e treta për daljen e Greqisë nga kriza.
“Do të ishte e papërgjegjshme të mos i jepej një tjetër mundësi Greqisë, – ka thënë kancelarja Angela Merkel. – Janë ditë dramatike për popullin grek. Provoni të mendoni pensionistët gjermanë të dëshpëruar përpara bankave”.
Në favor për ndërhyrjen e ndihmës për Greqinë kanë votuar 439 deputetë. 110 kundër dhe 40 kanë abstenuar”.
Pas këtij “OK”-i të parë, Parlamenti gjerman duhet të votojë sërish për të aprovuar marrëveshjen përfundimtare.
17 korrik 2015 (gazeta-Shqip.com)
Ky shkrim Gjermani, Bundestagu i thotë “po” paketës së ndihmave për shpëtimin e Greqisë u publikua me pare te Gazeta SHQIP Online.