Quantcast
Channel: Kryesoret – Gazeta SHQIP Online
Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748

Grabitja në Rinas, socialistët të shqetësuar nga qëndrimi i LSI-së

$
0
0

komisioni siguriseDebate në mbledhjen e grupit të PS-së. Lutaj: Më i moderuar Noka se Luan Rama

HERION MESI

Grabitja spektakolare e Rinasit shkakton përplasjen e radhës mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Debatet dhe akuzat e ndërsjella në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Sigurisë, mes sekretarit të përgjithshëm të LSI-së, Luan Rama, dhe socialistëve, duket se kanë shqetësuar selinë rozë. Në mbledhjen e djeshme të grupit parlamentar socialist, të drejtuar nga kreu i saj, Gramoz Ruçi, mësohet se deputetët e Komisionit të Sigurisë kanë raportuar të gjithë situatën e krijuar nga deklaratat e Luan Ramës. Gramoz Ruçi i ka porositur deputetët të jenë të kujdesshëm në qëndrimet mbi grabitjen në aeroport, në mënyrë që të mos lënë shteg për keqintepretim. Por Pirro Lutaj dhe Pjerin Ndreu, që u përfshinë në debatet e djeshme në Komisionit, thanë se kanë qenë korrekt në qëndrimin e tyre, por atyre mësohet se nuk u kanë pëlqyer tonet e Luan Ramës. Kolegu i LSI-së, sipas tyre, duhet të kishte qenë më i moderuar në qëndrimet e tij, ku deklaroi se shteti duhet të reagojë lidhur me vjedhjen e parave në aeroport. Burime nga mbledhja e grupit të PS-së thanë dje për gazetën “Shqip” se sipas deputetit Lutaj, më i moderuar në Komisionin e Sigurisë ishte deputeti demokrat Flamur Noka, sesa Luan Rama. Burimet bëjnë të ditur se Ruçi ka kërkuar nga deputetët socialistë që të informohen mbi kontratën koncesionare për të nxjerrë përfundimet se cili përgjigjet për sigurinë në aeroport. “Grabitja në Aeroportin e Rinasit mendoj se do të bëhet promotor për sulmin që deputetët e Partisë Demokratike mund të bëjnë ndaj nesh apo qeverisë. Ju duhet që të informoheni për gjithçka, duke përfshirë këtu kontratën e koncensionarit, sigurinë dhe përgjegjësitë”- mësohet se është shprehur Ruçi gjatë mbledhjes. Sipas burimeve, kërkesa e Ruçit ka të bëjë me parapërgatitjet për përballjen e ditës së enjte në Kuvend, ku pritet të zhvillohet edhe seanca e radhës parlamentare, nëse mbi çështjen në fjalë do të zhvillohen debate mes opozitës dhe pozitës, deputetët e PS-së do të përqendrojnë fjalimet e tyre dhe mbrojtjen e qeverisë, duke iu referuar kontratës koncesionare dhe mangësive që mund të gjenden në të, për sa i takon aspektit të sigurisë. Pas kësaj mësohet se ka ndërhyrë deputeti tjetër socialist, Paulin Stërkaj, i cili ka ripërsëritur qëndrimin e mbajtur edhe në diskutimet në Komisionin e Sigurisë, duke kërkuar që të priten rezultatet e hetimeve dhe më pas të diskutohet për çështjen në fjalë. Gjithashtu, duke iu referuar ngjarjes në fjalës, Stërkaj mësohet se ka thënë se, grabitja mund të jetë një skenar i individëve të caktuar që kanë lidhje me bankat. “T’ia lëmë hetimit të merret me ngjarjen e Rinasit. Shqetësim për atë që ndodhi. Ndoshta janë plane të njerëzve që lidhen me bankat. Është i treti rast që grabiten bankat, duhet hetim i thellë”- mësohet të jetë shprehur Stërkaj. I pranishëm në mbledhjen e grupit të ligjvënësve socialistë ka qenë dhe vetë ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Tahiri mësohet të ketë informuar deputetët socialist në lidhje me grabitjen e kryer në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë 4 ditë më parë dhe me punën e Policisë së Shtetit në zbardhjen e ngjarjes. Sa i përket reagimit të Policisë për ngjarjen, Tahiri mësohet se u ka thënë deputetëve se policia u njoftua me vonesë. Në këtë mënyrë, ashtu si dhe kryetari i grupit, Gramoz Ruçi, edhe ministri Tahiri duket se e ka përjashtuar përgjegjësinë e Policisë duke e spostuar vëmendjen tek kontrata me koncesionarin e aeroportit, që sipas tij duhet riparë. Të njëjtën gjë Tahiri do ta theksonte edhe pas mbledhjes, ku i pyetur nga gazetarët, për ngjarjen e Rinasit, Tahiri theksoi se është përgjegjësi e koncesionarit jo e Policisë. “Ju ftoj dhe ju të jeni më të vëmendshëm ndaj institucioneve që kanë përgjegjësi. Ka një kontratë koncensionare që e bën policinë të ketë përgjegjësi për aeroportin, ku e keni dëgjuar që policia kujdeset për udhëtarët në terminal”- tha ai.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 12748


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>